Një i ri në Syndey të Australisë, është përfshirë nga flakët teksa është përpjekur të digjte makinën me të cilën ishte arratisur.

Mediat shkruajnë se i riu po përpiqej të arratisej pasi kishte qëlluar me plumba në drejtim të shtëpisë së një 24-vjeçari.

Ai është larguar nga vendngjarje me makinën e tij. Më pas ai është përpjekur t’i vërë flakën makinës në mënyrë që të fshijë gjurmët, mirëpo për fat të keq gjërat nuk kanë shkuar aq mirë.
Sipas mediave të huaja, nga shpërthimi i makinës ka marrë flakë dhe ai vetë.

“Gjithçka që dëgjova ishte një shpërthim i madh dhe brenda pesë minutash policia kishte mbërritur në vendngjarje”, tha një dëshmitar okular.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb