Zbardhet plagosja e priftit grek në Lyon që për pak sa nuk u fut në kalendarin e sulmeve terroriste nga ekstremistët islamikë.

Një 40-vjeçar gjeorgjian ka pranuar sulmin me armë gjahu teksa ka zbuluar se e ka bërë pasi 52-vjeçari Nikolaos Kakavelakis që është prift i Kishës greke ortodokse në Lion ka një marrëdhënie me gruan e tij.

Prifti grek ra në koma dhe pasi u përmend të mërkurën nisi të flasë duke ndihmuar autoritetet të gjenin autorin. Ndërkaq mësohet edhe se prifti grek kishte dhënë dorëheqjen nga Kisha një muaj më parë për arsye që ende nuk dihen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb