VLORE– VLORE- Policia e Vlorës ka vënë një pranga një nga autorët e dyshuar të plagosjes së një shoferi taksie pak ditë më parë në aksin rrugor Himarë-Palasë.

Burime zyrtare deklaruan se Gentjan Binishi, 34 vjeç, banues në Kuçovë akuzohet se bashkë me shtetasit K.B., që është shpallur në kërkim, akuzohet se plagosën edhe një 23-vjeçar në Orikum.

NJOFTIMI I POLICISË
Kapet e ndalohet një nga autorët e dy ngjarjeve të ndodhura disa ditë më parë në Orikum e Himarë !

Strukturat e Policisë së Komisariatit Vlorë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë në vijim të punës për kapjen/ndalimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës të veprave penale dhe kryesisht shtetasit e shpallur në kërkim ditën e djeshme kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Gentjan Binishi, 34 vjeç, banues në Kuçovë,

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datat 13.12.2017 dhe 22.12.2017, pasi është bashkëautor në dy ngjarje të ndodhura dhe konkretisht:

-Në hyrje të Orikumit ku sëbashku me një tjetër bashkëautor plagosën me armë zjarri një 23-vjeçar.

-Në aksin rrugor Himarë-Palasë ku sëbashku me bashkëautorin tjetër dëmtuan jashtë rrezikut për jetën një shofer taksie me armë zjarri imituese.

Policia po punon për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër në këto dy ngjarje.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, ‘Prodhimi dhe mbajtja paleje e armëve luftarake dhe e muncicionit’, si edhe ‘Heqja e paligjshme e lirisë e kryer ne bashkëpunim” të parashikuara nga neni 88, 278 dhe 110/2 e 25 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: