Ka mbërritur te Spitali i Traumës, në Tiranë, 21-vjeçari Aldi Rama, që vrau me dy plumba në zemër oficerin e Krimeve të Rënda, 44-vjeçarin Saimir Hoxha.

Gazetari Erjon Skëndaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje, që tregojnë momentin kur i riu nxirret nga ambulanca dhe futet direkt në sallën e reanimacionit, ndërsa kokën e ka të fashuar dhe mbahet me oksigjen, pasi është vetëqllëuar me armë në kokë.

Pak më herët, gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb”,referuar burimeve nga Spitali i Lezhës, se 21-vjeçari është në vdekje klinike.

I riu ekzekutoi policin gjatë aksionit për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë, ndërsa qëlloi veten me plumb në kokë pas disa orësh ndjekjeje nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA.

I rrethuar nga RENEA e FNSH, në aksion nga ajri dhe toka, 21-vjeçari Rama u vetëplagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ndërsa pas marrjes së ndihmës së shpejtë, ai është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: