LEZHË

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati me armë zjarri ndaj biznesmenit Aleksandër Deda, në Lezhë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash biznesmenin, autorët janë larguar me një mjet, i cili pas verifikimeve ka rezultuar tip “Audi”, i vjedhur në Lushnje, ndërsa targat AA481GU janë denoncuar të vjedhura në Lezhë. Ndërkohë, ky mjet është gjetur i djegur në fshatin Pllanë.

Gjatë kontrollit është sekuestruar një arme automatik Mod. 56, dhe në afërsi të mjetit një aparat celular tipi “Nokia”. Provat materiale të sekuestruara janë çuar në laborator shkencor për t’u analizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb