Pas të shtënave me armë zjarri në lagjen 17 në Korçë, banorët e zonës dëshmojnë çfarë kanë parë e dëgjuar.

“Nuk e pamë kush qëlloi se unë dhe gruaja jemi pleq, jetojmë këtu përballë po nuk dalim nga shtëpia”,- tha njëri prej banorëve.

Ndërsa gruaja e moshuar u shpreh: “Ishin 4 persona që po qëllonin ja mu këtu poshtë ballkonit tim. I pashë që hynin në makinë të iknin. Ishin me makinë të bardhë, të rinj në moshë, por nuk e fiksova targën. Po nuk bëhet kështu se mu tremb edhe djali që e kam të sëmurë”,- tha ajo.

Sakaq, policia e Korçës thotë se e ka identifikuar autorin, por dëshmitarët thonë se nuk bëhet fjalë për një person të vetëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb