“Ribashkimi” i Stresit me Cllevios ka zgjatur vetëm dy ditë.

Që pasi la qelinë, Kleviol Ahmeti ka vendosur ta kalojë masën “arrest shtëpie” duke u argëtuar live. Në “live” e para dy ditësh ai tregoi se shoku i tij, Arkimed Lusha kishte shkuar për ta vizituar në shtëpi. Dyshja u parë duke shkëmbyer batuta dhe u ulën të bisedonin sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Mirëpo seri të reja kanë dalë nga “telenovela” Klevio-Stresi. Ky i fundit ka ndjekur trendin e shokëve të tij duke u shfaqur live. Nga fjalët e tij duket se takimi i miqve nuk ka shkuar mirë. Stresi e paralajmëron Cllevion të rrijë mirë e mos të rrijë duke argëtuar disa fëmijë në Tik Tok. Një fjali e dëgjuar kjo edhe nga deklarat e Noizyt kundrejt reperit.

Screenshot 2022 07 27 140336
Screenshot 2022 07 27 140336

“Rri mirë po të them, sillu mirë. Idiot! në vend të të mbarosh arrestin e shtëpisë e të bësh lekë të ecësh para ke zgjedhur një jetë mizerje. Na ke pasur në krah për çdo gjë deri në momentin e fundit. Të erdha të thash po vi të takoj, po po vi për mirë që t’i mbyllim muhabetet. Ti je duke argëtuar disa fëmijë aty në TikTok. Bo kot aty në TikTok sikur ça je duke fituar. Rri aty me gisht të thyer me qenin, Gangon. Ofendon njerëzit, i nxjerr foton e gruas dikujt tjetër e shan. Nuk po të kuptoj mo vëlla. Por mos bëj gabim me i marrë gjërat për dobësi. Se nuk i han kujt se kush je. Të kanë respektuar e gjithë Shqipëria. Disa prej meje, disa prej Aleksit”, shprehet Stresi.

Më tej reperi ka treguar se para sherrit ai ka biseduar personalisht me Noizyn, i cili i ka kërkuar që ta ndihmojnë Kleviolin.

“Kur po folja me Gelsin personalisht. A di për ça më vjen keq. Se mua po mu shan ropt e shtëpisë unë kurrë nuk merrem me një person. Kurse ai i shkreti më shkrujti, nuk është mirë djali, ndihmojeni. Prap ai fliste mirë për ty. Në qoftë se ke bërë këngë apo thua besëprem për mua e ka vërtetuar familja ime, shoqëria ime. Po të më kishe dëgjuar mua që prej ditës që të kanë shkelur me këmbë, nuk do të kishin ndodhur gjithë këto gjëra. Unë jam munduar me gjithë shpirt, po ti ma fute me thikë mbas shpine sa dola nga shtëpia jote. Fillove prap duke sharë. Një burrë që hiqet burrë, ma thuaj çfarë bese ke ti. Se po dalim ne besëprema, negativa. Ri mirë o idiot, se do hash dru prap. Nuk jemi bashkë se un nuk rri me të pabesë. Do sillesh si qen pazari kur të lëshojmë ne. Sot nuk jam krenar për çfarë kam bërë kur kam qenë adoleshent. Nëqoftë se të duket vetja superior, si kjo kafe të kemi”, përfundon Arkimedi.

Kujtojmë që edhe pse ishte mik me Cllevion, Stresi mbajti anën e Noizyt në sherrin e tyre. Ai u shpreh se këtë situatë ia kishte parashikuar, që pas sharjeve të mikut të tij disa kohë më parë kundrejtë familjes së Noizyt.

“Ca ka*in doni me tregu live. Ju ta hani mu*tin, ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e dinë edhe vetë Klevio, se ja kam parashikuar meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe. Nuk mbroj kërkënd unë kur i shahet motra. Kam hy tri herë me i mbyll këto muhabete. Nuk është Klevioli i vetmi shokë i imi që goditet. Është i dyti, edhe pse, se s’më ka dëgjuar mua. Unë i kam lutë, mos e vëlla mos ia shaj motrën kërkujt. Lëri budallaqet. Rrini të qetë, mos u bini njerëzve në qafë. Mundohuni me i harru disa gjëra,”-u shpreh Stresi asokohe./PanoramaPlus/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: