KUKES-Në ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, u shpall sot projekti për rikonstruksionin e Qendrës Sociale të Bashkisë Kukës, bashkëfinancim i Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal financuar nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në funksion të fëmijëve me çrregullim të spektrit Autik. Fondacioni Fëmijët Shqiptarë mbështeti në kompletimim e qendrës dhe trajnimin e stafit.

Falë këtij projekti, shtrirja e shërbimeve për fëmijët me çrregullim të spektrit autik do të jetë edhe veri të Shqipërisë duke e kthyer kështu Kukësin në të parin qytet që përqafon politikat sociale për këtë kategori jo vetëm në dimensionin human por edhe atë institucional. Kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu gjatë shpalljes se projektit për rikonstruksionin e kësaj qendre sociale tha se në qytetin e tij fenomeni i çrregullimit të spektrit autik është shtuar ndjeshëm vitet e fundit dhe numri i familjeve që kërkojnë ndihmë për trajtimin e fëmijëve të tyre me shërbime terapeutike të specializuara është rritur.

Sipas tij, Bashkia e Kukësit, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhe Zyra e Bashkëpunimit Zviceran do të sjellin në parametra modernë këtë qendër për shërbime të standardizuara në programe akademike të çertifikuara ndërkombtarisht. Dr.Liri Berisha në emër të Fondacionit Fëmijët Shqiptar përgëzoi Bashkinë Kukës për këtë nisëm dhe u shpreh e pakursyer në kontributin e Fondacionit për identifikimin e shërbimeve sociale që do të ofrohen, pajisjen me libra dhe metoda si dhe trajnimin e stafit që do të shërbeje aty.

Në një mesash drejtuar profesionistëve lokalë dhe prindërve të ardhur në aktivitet, Dr. Liri Berisha e vuri theksin në gjithë përfshirjen e këtyre fëmijëve ne strukturat publike arsimore dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore terapeutike pa pagesë. “Integrimi i këtyre fëmijëve është investim për të ardhmen. Le t’u japim dorën sot, që të nesër ata të jenë të pavarur- përfundoi znj.Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: