Qendra e qytetit të Brukselit po shndërrohet në zonë për këmbësorë dhe biçikleta, për të paktën tre muajt e ardhshëm, ndërsa makinat, tramvajet dhe autobusët do të përballen me një kufi shpejtësie prej 20 kilometrash në orë.

Vendimi përkon me heqjen e pjesshme të kufizimeve të koronavirusit nga 4 maji.

“Vendosëm ta shfrytëzonim mundësinë”, deklaroi Wafaa Hammich, zëdhënësja e kryetarit të bashkisë së qytetit të Brukselit, Philippe Close.

Brenda unazës së brendshme të qytetit, që përfshin pjesën më të madhe të qytetit të vjetër historik të Brukselit, shumica e rrugëve janë të ngushta dhe në trotuare ka pak hapësirë.

Sipas rregullave të reja, këmbësorët do të lejohen të ecin nëpër rrugë, duke e bërë më të lehtë respektimin e udhëzimeve për distancimin social.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb