Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka rikthyer çmimin “Lumo Skëndo” në 72-vjetorin e ndarjes nga jeta të Mithat Frashërit, me qëllim ndërtimin e një institucioni gjykimi mbi veprën më të mirë publicisttike, eseistike apo historike, përmes anëtarëve të jurisë së çmimit, Uran Butka, Piro Misha, Belina Budini, Dhurata Shehri e Dorian Koçi.

Drejtoresha e Qendrës së Librit, Alda Bardhyli, tha se “ky çmim ka një histori sepse është dhënë më përpara nga Biblioteka Kombëtare por vjen tashmë i formatuar nga Qendra Kombëtare e librit dhe Leximit me synimin që ky çmim që ky çmim që të kthehet në një traditë të mirë dhe në një institucion të rëndësishëm”.

Ndërsa studiuesi, Uran Butka, u shpreh se “Mithat Frashëri është një personalitet i madh i historisë dhe kulturës shqiptare që ka jetuar dhe ka gdhendur me penën dhe veprimtarinë e tij katër periudha të historisë më të rëndësishme të Shqipërisë”.

Ndërsa çmimi rikthehet, bilioteka e një prej emravë më autoritarë të kulturës në vend, do të rimarrë tjetër vëmendje.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha, tregoi se “Si Bibliotekë Kombëtare ne jemi në fazën e avancuar të rikrijimit të bibliotekës së tij personale. Shumë interesante. Një fatkeqësi ka pasur anën e saj të mirë, sepse Lumo Skëndo pasi iku ju sekuestrua një pjesë e madhe e librave”.

Shembulli i tij si autor, studiues e publicist tejkaloi botimet, nëse kihet parasysh integriteti dhe karakteri i tij. Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane në UET, Belina Budini tha se Mithat Frasheri, “atë që shkruan ai e mishëron edhe vetë, duke qenë se përfaqësoj një departament dhe një fakultet të shkencave Humane në Universitetin Europian të Tiranës ne jemi gjithë një kërkim të përforcimit të këtyre vlerave e këtyre botimeve për të gjetur mënyra se si ti valorizojmë më tepër dhe ti kthejmë në vëmendje të interesit publik. Po bisedonim me studiuesin Uran Butka që lipset të kemi bashkëpunime për të gjeneruar jo thjesht evente por edhe përmbajtje të reja”.

Si anëtare jurie, Dhurata Shehri u ndal te kriteret që do të duhet të përcaktohen për të ruajtur nivelin e Lumo Skëndos, pseudonim i Mthat Frashërit, ndërsa Dorian Koçi te roli i tij në historinë e kulturën e vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb