TIRANE– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme iu bashkua nismës “Dhuroni Gjak, Shpëtoni Jetë”. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut u vendos që në orët e para të mëngjesit në hollin e MEPJ ku bashkë me punonjësit e diplomatët e këtij institucioni ishte edhe ministri Ditmir Bushati.

“Një njësi gjaku shpëton tre jetë”, u shpreh ministri Bushati, ndërsa bëri apel për solidaritetit dhe ndërgjegjësim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb