Qendra për Ndikimin Hebre ka shprehur sot mirënjohje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, lidhur më mbështetjen ndaj antisemitizmit. Përmes një postimi në twitter, ndërsa ka ndarë postimin e Ballës, për 5 vjetorin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Qendra për Ndikimin Hebre shkruan se  Shqipëria jep një shembull në luftën kundër fanatizmit.

“Faleminderit @taulantballa për qëndrimin kundër antisemitizmit dhe për të qenë një aleat i palëkundur i Izraelit. Shqipëria jep një shembull në luftën kundër fanatizmit, duke adoptuar përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit si edhe duke organizuar Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Antisemitizmit.”- shkruhet në faqen zyrtare në twitter.

Në një postim në rrjete sociale, kreut të grupit parlamentar të PS, Taulat Balla kujtoi një ditë më parë përmes një postimi në tëitter, 5 vjetorin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit

“5-vjetori i Përkufizimit të Aleancës Ndërkombëtare të Holokaustit IHRA i Antisemitizmit. Shqipëria është krenare që ka miratuar përkufizimin e punës së antisemitizmit,më 22 tetor 2020. Shqipëria është e qartë në qëndrimin e saj dhe gjithmonë ka qenë kundër çdo forme diskriminimi”, shkruan deputeti socialist në Twitter.

Më 28 tetor 2020, Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, organizuan Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, 2020. Forumi u mbajt online.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb