Personazhe historike si ‘paraardhësi Enver Hoxha’, ‘Shefja Nexhmije Hoxha’, a ‘Pasardhësi’ dhe ‘Udhëheqësi i ri’ që mund t’u atribuohen Mehmet Shehut dhe Ramiz Alisë, vijnë nën trillin letrar të Alfred Pezës në romanin e tij të ri, “Enveriada”.

Vepra e përcjell diktaturën përmes disa simbolikash. Përkundër përshtypjes që të krijon, ‘Syri i Shqiponjës’ nuk është Sigurimi i shtetit. Peza vë në krye një personazh që quhet Besim K. dhe që manovron të ardhmet.

“Syri i shqiponjës, roja e rojave që zbulonte grupet. Qendra sekrete e diktatorit për të kontrolluar shokët”.
E ndarë në 4 dimensione, kupola e pushtetit, ditari i një të internuari, Zona Sofi dhe zona gri, romani sjell një histori dashurie të pambaruar që rreket të thyejë errësirën e pamatë te sfondit.

“Historia e njohur e dashurisë? Homazh për shumë si ajo”. Peza nuk shmang megjithatë, aktualizimin dhe mesazhet e veprës pavarësisht kohës.
“Mesazhet politike përsëriten edhe në demokraci”, thotë ai.

Ky është romani i dytë i Pezës, ish-deputet e gazetar, nën logon e UET Press.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb