Partia Republikane ka reaguar në lidhje me miratimin sot në Kuvend të Kodit Zgjedhor. Përmes një deklarate PR thekson se kryeministri Rama bashkë me sektin e tij vulosën sot turpin e vet dhen nuk ndalet me manipulimin e zgjedhjeve.

“Shqiptarët do fitojnë, kjo kërkon që opozita të ndërtojë koalicion më gjithë shqiptarët”, thuhet në reagimin e PR-së.

DEKLARATË E PRSH
Edi Rama dhe sekti i tij në një akt kriminal miratoi në një parlament antikushtetues, qesharak, të shitur dhe antikombëtar Kodin Zgjedhor, duke vulosur kështu turpin e vet, duke treguar qartë se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Rama është një rrezik kombëtar, ka shkatërruar shtetin, kushtetutën, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka sabotuar qëllimisht rrugën tonë kombëtare.
Shqiptarët do fitojnë, kjo kërkon që opozita të ndërtojë koalicion më gjithë shqiptarët në çdo qytet e fshat, në çdo qendër votimi, për të organizuar qëndresën kundër manipulimit të zgjedhjeve nga Rama dhe krimi i organizuar.
Detyra e çdo qytetari është të mbrojë lirinë e vet, të familjes dhe Shqiperinë me çdo kusht. Opozita duhet t’i prijë këtij procesi!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb