TIRANË

Botuesja e librit “Misioni im” të kreut të PD, Flutura Açka komentoi dhe qëndrimin e Bashës për ish-kryeministrin Sali Berisha në “Real Story” në News24.

Açka tha se qëndrimi e ka masën e tolerancës dhe për atë kategori militantësh që janë ekstremisht të betuar të Berishës, por edhe për palën tjetër që ndoshta janë më distantë me zotin Berisha.

“Një saktësim për z. Nazarko, mikun tim, çështja e traktatit mbase ishte një nxitim i imi personal, mund të ishte një lapsus i imi kështu që mund ta redaktoj lehtësisht këtë gjë. Zoti Basha e ka bërë shumë të qartë që është një letër e hapur për shqiptarët. Natyrisht këto lloj librash kanë vëmendje të jashtëzakonshme dhe nuk është rasti i zotit Basha, por në përgjithësi librat politikë të kësaj natyre në Europë janë një gjë e rëndomtë në kuptimin e mirë. Politikanët në përgjithësi në Europë e kanë në natyrën e tyre të sjellin tezat e tyre në formë librash.
Mendoj se e ka masën e tolerancës dhe për atë kategori militantësh që janë ekstremisht të betuar të Berishës, por edhe për palën tjetër që ndoshta janë më distantë me zotin Berisha, por që sigurisht që pranojnë dhe këtë qasje të zotit Basha. Nuk mendoj se në PD duhet të jetë kaq e prerë kjo gjë, që ata që do jenë me Berishën do jenë kundër Bashës që të kenë një qasje të tillë dhe ata që janë kundër Berishës do të kenë një qëndrim tjetër ndaj z.Basha.
Është më shumë pranim i kësaj teze të zotit Basha që nuk mund të diskutoj zotin Berisha sepse ai vendin e tij në historinë e PD dhe në historinë e demokracisë shqiptare. Nuk mendoj që kjo gjë duhet të jetë kaq e prerë në shtresimet e PD”, tha Açka.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: