TIRANË

Analisti Eduard Zaloshnja i pranishëm në studion e “Real Story” në News 24 tha se kreu i shtetit, Ilir Meta rrezikon politikisht të shkarkohet nga ana e maxhorancës.

Ai pohoi se  ka dëgjuar pretendimet e të dyja palëve në lidhje me zhdekretimin e 30 qershorit, ku shtoi se në fund do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të interpretojë veprimet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Pjesë nga debati:

Zaloshnja: Kam dëgjuar të dyja palët. Do të dëgjojmë edhe opinionin e Venecias, por në fund të fundit do të jetë Gjykata Kushtetutës që do ta interpretojë. Politikisht e shoh se do të shkarkohet.

Sokol Balla: Mendon se Meta është subjekt shkarkimi për veprimet e tij ?

Zaloshnja: Shkarkimi i Metës do ta bëjë të pamundur ndryshimin e këtij sistemi elektoral.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb