Lideri i opozitës, Sali Berisha zbuloi mesazhin që la në Prokurorinë e Posaçme për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

“Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama.
Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit”, tha Berisha.

Kreu i PD u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb