Deputeti Ervin Salianji ka qenë nga të parët nga radhët e PD që ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

Ai e ka cilësuar rezultatin si katastrofik, duke shtuar se Basha ka humbur mbështetjen e tani duhet t’i hapë rrugë zgjedhjeve në parti. Pas këtij qëndrimi, ka ardhur një reagim nga deputeti Luan Baçi.

Deputeti ka reaguar në hapësirën e komenteve në faqen zyrtare të Salianjit, i cili kishte treguar hapur qëndrimin e tij. Në reagimin e tij deputeti shkruan:

Ja ky është Ervini që na duhet, na do dhe e duam! Mos ndalo më, bashkë jemi të fortë! Kisha kohë që prisja këtë reagim!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb