TIRANE

Përmes një video sensibilizuese të publikuar në facebook, kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar sot shqiptarëe lidhur me situatën e koronavirusit në vend. Basha apelon të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën si edhe këshillat e mjekëve.

“Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën! Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!” shkruan Basha, bashkëngjitur videos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb