Për plot 33 ditë kanë qëndruar të izoluar në një ishull në Bahamas dy burra dhe një grua.

Ata janë ushqyer këtë kohë vetëm me arra kokosi. Shpëtimi i tyre është bërë nga një helikopter i rojeve bregdetare amerikane, e cila kishte disa javë që kërkonte në zonë.

Helikopteri i ka evidentuar ata falë një flamuri që kishin vendosur në zonë. Identiteti i plotë i të shpëtuarve nuk është bërë i ditur, por besohet se janë kubanezë. Të gjithë janë habitur se si ata kanë arritur të mbijetojnë pa ujë të pijshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të shpëtuarit kanë treguar se anija me të cilën po udhëtonin ishte përplasur me shkëmbinjtë dhe ishte mbytur, ndërsa shtuan se prej 5 javësh jetonin në ishull.

Pas shpërthimit ata janë dërguar me urgjencë në spital, por fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb