Autoritetet greke kanë goditur një grup të trafikut të drogës nga Shqipëria për në shtetin helen.

Si pasojë e operacionit janë sekuestruar më shumë se 30 kilogramë drogë.

Policia e Komotinisë dhe Aleksandroupolit në Rodopi ka ndaluar dy automjete, ku në njërin prej mjeteve janë gjetur dhe sekuestruar në një vend të improvizuar enkas në tavanin e mjetit, 44 pako me 32 kg e 50 gram marijuanë.
Mediat greke raportojnë se mjeti i dytë shërbente për të kontrolluar rrugën.

Si pasojë e operacionit janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër, të tre shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb