Policia italiane ka sekuestruar 100 kg drogë, përfshi hashash, marijuanë dhe kokainë.

Guardia di Finanza e Pizës vuri në pranga një shtetas shqiptar, me banim në Santa Croce sull’Arno, të cilit iu gjetën 77 kilogramë hashash, 25 kilogramë marihuanë dhe 7 gramë kokainë.

Ndërsa kontrollonte një park të vogël publik në Santa Croce sull’Arno, qeni i drogës ‘Delphy’ tregoi një interes të madh për derën e një garazhi, pjesë e kompleksit të një godine aty pranë. Pasi u identifikua pronari i garazhit, që rezultoi me precedentë penale për çështje droge, u bë e mundur hapja e derës, ndërsa në këto ambiente u zbulua lënda narkotike.

Ka dyshime se shqiptari furnizonte zonën e Pizës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb