AFRIKË

Vizitorët e një parku kafshësh në Zimbabve të Afrikës janë bërë dëshmitarë të një pamje të pazakontë. Luanesha kishte mbërthyer një qen të egër dhe bëhej gati ta ngordhte.

Kur mendohej se luanesha e kishte mbytur qenin e egër, në fakt nuk rezulton të jetë ashtu. Qeni i egër ishte shtirur sikur kishte ngordhur, por kishte qenë gjallë. Sapo luanesha humbi disi kontrollin, qeni i egër ia doli që të ikë nga dhëmbët e saj të fuqishëm, raporton “Daily Mail”.

Të dyja janë kafshë të egra, mirëpo luanesha e ka aftësinë thjesht ta mbysë qenin e egër. Ajo që kuptohet në këto pamje është sesa e ashpër paraqitet bota e kafshëve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb