Presidenti amerikan, Joe Biden dhe bashkëshortja Jill njoftuan mbërritjen në Shtëpinë e Bardhë të Komandantit, qenit të tyre të ri.

Komandanti, i cili do të luajë në lëndinën e rezidencës së presidentit amerikan, do të jetë një pastor gjerman.

Këlyshi ishte një dhuratë për ditëlindje nga vëllai dhe kunata e presidentit Biden, James dhe Sara Biden.

Dashuria e Biden për pastorët gjermanë është e njohur. Çamp, më i dashuri për çiftin presidencial, ngordhi qershorin e kaluar në moshën 13-vjeçare. Majori, i adoptuar më parë, u kthye në banesën e Biden në Wilmington, Delaware pas disa sjelljeve agresive në Shtëpinë e Bardhë. Një zëdhënës presidencial konfirmoi se edhe një mace pritet të mbërrijë gjithashtu në shtëpinë e Biden në muajin janar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: