Një episod i pazakontë dhe që shkaktoi shumë humor, është shënuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’.Teksa fjalën e kishte analisti Fatos Lubonja, në një lidhje përmes skype, qeni i tij nisi të hungëronte.

Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura dhe batuta në studio, ndërkohë që gazetari Sokol Balla pohoi me humor se; “të paktën e dimë se nga erdhi zhurma këtë radhë”.

Lubonja: Qeni im u mërzit duke dëgjuar.
Balla: Të paktën e dimë se nga erdhi zhurma këtë radhë
Lubonja: Më mirë ta bëjmë me humor (qeshin)
Balla: Lubonja duhet të zgjidhësh kontradiktat me qenin. Po ia jap fjalën Skënderit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: