Qentë e presidentit amerikan Joe Biden dhe Zonjës së Parë, Jill Biden, u dërguan sërish në shtëpinë e tyre në Delaware, pasi njëri prej tyre kafshoi një roje të Shtëpisë së Bardhë, sipas raportimeve.

“Majori dhe Kampioni… po përshtaten me shtëpinë e tyre të re”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psak në “Morning Joe” të MSNBC.

“Ata janë anëtarë të dashur të familjes (dhe) natyrisht edhe të familjes së Shtëpisë së Bardhë”, shtoi ajo.

Psaki nuk komentoi në lidhje me raportimet se dy qentë u kthyen në Wilmington, Delaware, ngaqë Majori u quajt fajtor për “sjellje agresive” dhe një “incident kafshimi”.

Pastori gjerman trevjeçar bëri bujë si qeni i parë i shpëtuar që ka jetuar ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë.

Majori është i njëjti qen që i ndrydhi këmbën Biden-it kur ky i fundit po kalëronte.

Familja Biden e adoptoi Majorin nga një strehë kafshësh në vitin 2018, edhe pse tashmë kishin Kampionin, gjithashtu, një pastor gjerman 13-vjeçar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb