Barbare kjo video ku personazh është një djalë palestinez që kafshohet nga qentë që kanë ndërsyer ushtarët izraelitë.

Palestinezi 16 vjec Hamza Abu Hashem u bë viktimë e një sulmi të qenve të ushtarëve izraelitë. Në videon që po shokon mbarë opinionin publik botëror ushtarët provokojnë qentë e tyre për të sulmuar minorenin në mënyrë barbare.

Në imazhe shfaqet palestinezi 16­vjeçar, teksa kafshohet nga qentë e tërbuar.
Sipas portalit “timesofisrael.com”, personi që ka hedhur videon në internet shkruan: “Ushtarët i dhanë një mësim terroristit të vogël”.
Në video dëgjohet një ushtar duke thënë “Kush ka frikë si një pulë tani?”, dhe duke provokuar qentë: “Kapeni atë, kapeni atë”.
I ati i minorenit, tha për mediat vendase, se djali i tij më 23 dhjetor të vitit të kaluar është arrestuar për qëllim me gurë dhe më vonë përfundoi në spital për shkak të kafshimit të qenve, për t’u transferuar më pas në burg.
Ai u dënua me gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 4.000 “shekels”. Prokuroria ushtarake e izraelit ka apeluar kundër vendimit dhe po kërkon që ai të rritet në një minimum prej 18 muajsh.
Mediat izraelite shkruajnë se në rrjete sociale, jashtë dhe brenda Izraelit, njerëzit e thjeshtë dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, po apelojnë që të nisë një hetim mbi incidentin e ndodhur në Karmei Zur në Bregun Perëndimor.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: