Shkrimtari Namik Dokle, në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, foli për librin e tij COVID-1984. Ai tha se në letërsi nuk kritikohet, duke u shprehur se merret me politikën, por pa bërë politikë.

Pyetje: Ju merreni me një kryeministër që shkruan në Facebook qentë le të lehin dhe karvani të ecë para, ju në libër e kritikoni , si është kjo situatë,?

Namik Dokle: Ka plot kryeministra që nuk e përballuar siç duhet COVID. Nadje edhe kryeministri ynë kritikon BE për këtë punë.

Pyetje: Po vetë ai është për t’u kritikuar ?

Namik Dokle: Në letërsi nuk kritikohet asgjë, letërsia nuk është gazetë, merret me politikën, por pa bërë politikë. Unë kam bërë letërsi dhe jo politikë. Libri është vepër artistike dhe në veprat artistike nuk bëhet politikë, pasqyrohet , por nuk bëhet politikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb