Femrat që zotërojnë qen, i plotësojnë më mirë nivelet e aktivitetit të rekomanduar gjatë shtatzënisë.

Të gjitha studimet kanë rezultuar se kafsha e njohur zakonisht si “miku më i mirë i njeriut”, mund të jetë i rëndësishëm për të mbajtur një grua shtatzënë të shëndetshme dhe në formë.

Nëpërmjet ecjes së shpejtë, që është një efekt i dallueshëm kur ke një qen, gratë shtatzëna kishin 50% më shumë mundësi për të arritur 30 minutëshin e aktivitetit të rekomanduar në ditë. E kombinuar edhe me një dietë të ekuilibruar, kjo mund të ndihmojë në sigurimin e një shtatzënie të shëndetshme.

Kërkuesit studiuan shëndetin dhe mënyrën e jetesës së mbi 11.000 grave shtatzëna në Angli duke përdorur të dhëna nga Studimet Avon Longitudinal për Prindër dhe Fëmijë. Duke ndihmuar gratë shtatzënë të jenë aktive, aktiviteti me qentë, mund të bëhet pjesë e një strategjie efektive për të kontrolluar rritjen e peshës gjatë shtatzënisë.

Dr. Sandra McCune, menaxhere e programit kërkimor në Qendrën Walttham Për Ushqyerjen e Qenve, thotë: “Ne po shohim gjithnjë e më shumë se të ushtruarit me një qen mund të na përmirësojë motivimin dhe efektshmërinë. Si një ushtrim i parrezikshëm, aktiviteti me qen mund t’i ndihmojë gratë që nuk mund të ushtrohen sipas rregullave, të jenë aktive dhe në formë gjatë shtatzënisë”. Kërkimet u bënë në bashkëpunim me Universitetin e Liverpulit, Bristolit dhe Qendrës Waltham.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb