Një grua 62 vjeçe është sulmuar nga dy qen dhe ka përfunduar në spital për shkak të plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në Himarë, ku Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin E. K., 46 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”.

Ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja D. Ç., 62 vjeçe, banuese në Himarë, se e kanë sulmuar dy qentë e 46-vjeçarit dhe si pasojë ka pësuar dëmtime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: