Qepa është një produkt që njihet për vetinë e saj të kuruese kundër rënies së flokëve, problemeve me zbokthin dhe kundër infeksioneve të lëkurës së kokës.
Që në kohët e hershme lëngu i qepës është përdorur për trajtimet e flokëve, ai vret mikrobet, parazitët dhe është i dobishëm për trajtimin e disa infeksioneve të kërpudhave të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së flokëve.
Për përgatitjen e kësaj maske mund të merrni disa qepë (2-3) ashtu që pasi ti grini imët dhe pastaj ti shtypni të fitoni rreth 3 lugë (gjelle) lëng qepe, duke i përzier me një lugë mjaltë.
Më pas masazhoni vetëm rrënjët e flokëve dhe lëreni në qetësi për 20-30 min, në fund lani flokët me shampo. Kjo recetë mund të përdoret një herë në javë.
Sipas disa studimeve, lëngu i qepës është ndër kurat më të mira për daljen e flokëve të rinj. Përveç të mirave të qepës edhe mjalti me vetitë e tij anti-bakteriale lufton mykun dhe është një antioksidant i shkëlqyer.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: