Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka folur sot në “Vila24” për trajtimin e hemorroideve, pa ilaçe.

Duke sqaruar shkaqet, Merja thekson se formimi i hemorroideve vjen kryesisht nga një regjim i keq i të ushqyerit. I pyetur nga moderatorja Androniki Kolka, për kurimin e hemorroideve, Merja sugjeron përdorimin e një qepe të pjekur, të bërë si pure e që vendoset mbi hemorroide. Kjo sipas tij ndikon edhe në dezinfektimin e zonës.

Po ashtu ai thotë se ka patur rezultat një gotë qumësht a kos dhie si edhe ujë i vakët për të rregulluar mukusin e zorrëve. Ai thekson se duhen shmangur speci djegës apo edhe piperi. Gjatë bisedës, Merja sqaron se pse ndërhyrja kirurgjikale nuk jep shumë efekte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: