Si një nga qytetet më të mëdhenj të Kosovës Vushtrria ka qenë edhe një ndër qytetet më të mëdha të ballkanit. Një qytet antik dhe me vlera të jashtëzakonshme i cili është plot monumente kulturore.si: Ura e gurit, hamami i qytetit, kështjella (Kalaja) e Vushtrrisë,  Xhamitë disa shekullore. Ndërtimet e bëra mbas luftës, e bëjnë Vushtrrinë tepër tërheqëse, si për t’u vizituar, ashtu edhe për të investuar , fatmirësisht, pas luftës, ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm. Vushtrria është një vend i lashtë, që daton më herët se Perandoria Romake, përkatësisht që nga koha e Dardanëve. Në shekullin XIV, Perandoria Osmane filloi ta pushtonte Ballkanin. Në Vushtrri prezenca e osmanëve shënohet fillimisht në vitin 1439, ndërsa përfundimisht u pushtua në vitin 1455. Vendosja e administratës osmane në Vushtrri bëri që në këtë qytet të përhapet feja islame dhe të ndërtohen xhami, hane, medrese e hamame .Gjatë shekujve XV-XVIII, Vushtrria ishte ndër qytetet më të mëdha në Ballkan dhe në Perandorinë Osmane dhe qendër e sanxhakut më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane.

Por më të veçantë Vushtrrinë e bëjnë  shtëpitë e vjetra plot rrugica të kalldrëmta, një nga këto shtēpi është edhe ajo e Xhemalit, qytetar i Vushtrrisë, i cili na bëri për vete me muzeun e krijuar prej tij. Një rrobaqepës në profesion,i cili prej 40 vitesh e ka ushtruar në qytetin e Vushtrrisë.  Por që kohën e lirë e kalon me pikturën dhe mikpritjen e mysafirëve të ndryshëm që vijnë dhe vizitojnë muzeun.

Menjërë sapo gjendemi përballë portës së shtëpisë së Xhemalit, vëmë re një dekorim dhe punim të pamjes së jashtme të saj. Detajet dhe ajo që na server Xhemali të çojnë shumë larg, në një periudhë të herëshme të njerzimit.

Por të ushtrosh zanatin e rrobaqepsit dhe ta përdorësh atë për njerëz që jetën e tyre ja kushtuan atdheut, është më shumë se një veprim patëriotik. Ai na rrëfen sesi i qepte dhe i përgatiste veshjet e ushtarëve, por nga an tjetër na përshkruan edhe emocionin që ka përjetuar në atë kohë.

Por nga ana tjetër një rrobaqepës në profesion kombinon punën e bukur të rrobaqepsisë me pikturën, e cila kombinohet më së miri me detaje patëriotike, pa lënë veçmas edhe ato të trshëgimisë tone kulturore.

Xhemali na ofroi një kafe të bërë nga duart e bashkëshortes, në oborrin e tij që përveç aromës kundërmuese të mollëve, është dhe pamja e objekteve me rëndësi që ka vendosur anë e mbanë këtij kopshti.

E veçanta e gjithë asaj çfarë përjetuam ishte spjegimi me detaje I objekteve që kishin një vjetërsi mijra vjeçare dhe që ishin koleksionuar nga banesat e vjetra të të parëve, të cilët nuk janë emra dhe qytetar të thjeshtë, por njerëz të rëndësishëm që kanë bërë histori. Disa nga këto figura janë dhe Hasan Prishtina dhe Isa Boletini, sendet e të cilëve qëndrojnë sot të ruajtura në oborrin por edhe muzeun e Xhemalit.

Qyteti i Vushtrrisë njihet për njerëz të rëndësishëm që kanë bërë vepra të mëdha historike, por brenda këtij muzeu qëndrojnë kaq shumë objekte me vlerë që rrëfejnë në heshtje kulturën,traditën dhe  historinë e herëshme.

Nga objektet e ruajtura në muze dallon më së miri sofra e rrubullaktë në mesin e muzeut, si dhe zjarri i ndezur në oxhakun që qëndron në krye të kësaj dhome të vogël. Ngrohtësia dhe dashuria për vendin e bëjnë Xhemalin një koleksionist të objeteve me vlerë kombëtare.

Por nga ana tjetër ai tregon se punon fort per ta trasheguar kete profesion te nipat dhe mbesat e tij, qe mesa duket mbesa e ka trashëguar një gjë të tillë.

Të duash dhe vlersosh vendin tend është më e pakta që mund të bëjmë thotë Xhemali, por nga ana tjetër na meson si ta ruajmë historinë  dhe kulturën e vëndit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb