Duket se ka dritë në fund të tunelit edhe për futbollin italian, që njejtë si ai britanik e gjerman, do mund t’i kthehet normalitetit. Së fundmi, dy ministrat e Sportit dhe të Shëndetëisë, Vinçenco Spadafora dhe Roberto Speranca, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me këtë çështje.

“Mendimi i qeverisë lidhur me protokollin e paraqitur nga Federata Italiane, është shprehur sot nga Komiteti Teknik Shkencor dhe konfirmon linjën e sigurisë të ndjekur deri më tani nga ministritë e linjës. Kërkesat e Komitetit, që janë për t’u kosideruar shtrënguese, do t’i bëhen të ditura federatave për përditësimin e protokollit në mënyrë të tillë që të garantojmë një rifillim të sigurt të styërvitjeve në skuadër duke nisur nga 18 maji”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb