Vendimi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për të dënuar Federatën e Peshëngritjes me 2 vite pezullim nga të gjitha aktivitet olimpike, ka shkaktuar shumë polemika dhe reagim të ashpër edhe nga vetë sportistët.

Disa ditë më parë, pati edhe përplasje fizike mes tyre dhe drejtuesve të KOKSH-it. I ftuar në emision “Fair-Play” që transmetohet në News24, peshëngritësi Erkand Qerimaj është shprehur se një dënim i tillë nuk ka ardhur nga Europa, ndërsa thekson faktin se nuk mund të ketë dënime kolektive për gabimet e ndryshme të kryera nga sportistët.

“Faktikisht ne jemi dënuar vetëm nga ana e KOKSH-it dhe jo nga instancat europiane, pasi për ta mund të garojmë lehtësisht në sportin tonë. Nëse duan të dënojnë sa i përket përdorimit të substancave të dopingut, atëherë KOKSH-i të dënojë persona të veçantë, pasi nuk mund të dënojë në mënyrë kolektive”, është shprehur Erkand Qerimaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: