Qershori hyn brenda një skene vecanërisht të theksuar dhe ndryshuese. Nën hijen e Eklipsit Hënor në boshtin e Binjakët- Shigjetari në 26 Maj dhe të Merkurit të kundërt tek Binjakëve ky muaj pritet të drejtojë në risistemime dhe sqarime që lidhen me lidhjet e afërta dhe të gjëra, ambjentin shoqëror, qëllime dhe aspirate që mund të kemi.

01 Qershor Hëna tek Peshqit në takim me Jupiterin tek Peshqit

Ndjenja pozitive përballë të tjerve. Një rishikim do ju ndihmojë të mirkuptoni më mirë veten tuaj.

02 Qershor Afërdita hyn tek Gaforrja

Javët e ardhshme, do ndjeni nevojën të qëndroni me persona që doni të ndjeni sa më shumë të jetë e mundur më pranë jush.

Në 2 Qershor Afërdita kalon tek Gaforrja duke përforcon nevojën të kthehemi në ambjentin famil. Sentimentaliteti ka rol protagonist dhe nevoja për siguri dhe ngrohtësi na drejton në jetën tonë personale. Ngrohtësia dhe romanticiteti kanë pozicion kryesor në jetën tonë pasi krijojnë ambjent të përshtatshëm për ne dhe partnerin tonë.

03 Qershor Dielli tek Binjakët në trekëndësh me Saturnin tek Ujori

Me disiplinë dhe vetpërqendrim mundeni të arrini qëllimet dhe planet tuaja.

03 Qershor Afërdita tek Gaforrja në trekëndësh me Jupiterin tek Peshqit

Paqje dhe harmoni në lidhjet tuaja. Humor të mirë dhe socializim. Mbarësi e fatit.

04 Qershor Hëna tek Dashi në gjashtkëndësh me Saturnin tek Ujori.

Mbarësi në cështjet që kanë të bëjnë me ndjenja.

05 Qershor Hëna tek Demi në gjashtkëndësh me Afërditën tek Gaforrja

Mundeni të punoni për të përmirësuar lidhjet tuaja me të tjerët dhe të kaloni më mirë.

07 Qershor Hëna tek Demi në trekëndësh me Saturnin tek Ujori

Ndjeni nevojën të relaksoheni. Ndoshta lini pas dore punën tuaj.

08 Qershor Hëna tek Binjakët në katror me Jupiterin tek Peshqit

Një pushim mund të jetë dicka që keni nevojë për tani dhe mundeni të shijoni kohën për tu relaskuar.

09 Qershor Hëna tek Binjakët në trekëndësh me Saturnin tek Ujori

Me disiplinë dhe vetpërqendrim arrini qëllimet tuaja.

10 Qershor Eklipsi Diellor tek Binjakët

Disa mundësi mund të shfaqen në lidhje me idetë dhe planet tuaja. Ndoshta të doni të rikontrolloni ide dhe plane të vjetra dhe të jepni një mundësi të dytë në to.

10 Qershor Hëna Re tek Binjakët

Nevoja për ndryshime dhe shprehim impulsive. Do ndjeni më shumë siguri kur ndani ndjenjat tuaja me të tjerët. Mundeni të jeni më social dhe të komunikoni me lehtë këto ditë. Ndërkohë, pritet të ekzistojë shqetësim, shpërqendrim, por edhe rrezik manipulimi. Kujdes në aksidente, dëme.

10 Qershor Dielli tek Binjakët në takim me Merkurit e kundërt tek Binjakët.

Dicka që filloni tani mundeni ta organizoni periudhën e ardhshme për të arritur qëllimet tuaja.

Në 10 Qershor Eklipsi Diellor tek Binjakët sjell përsëri në sipërfaqje cëshjte të kaluarës në krahasim me ambjentin e afërt. Nuk përjashtohet të zbulohen gënjeshtra dhe parainformim që do luajnë rol përcaktues në mënyrën sesi menaxhojnë persona që ndodhen pranë nesh. Takimi ngushtë i Merkurit të kundërt me Dritat (Dielli- Hëna) tek Binjakët përforcon subjektivitetin, ipertensionin, qëndrimin për shpalosje të vazhdueshme dhe ndryshime të mendimeve tona. Stabiliteti kërkohet në ngjarjen e caktuar astrologjike, pasi është ajo që do na japë informacionet që kemi nevojë në këtë kapitull të ri të jetës tonë. Kujdes do duhet të tregojmë për shkak të katrorit që krijojnë Dritat dhe Merkuri në vijë të kundërt me Neptunin tek Peshqit, pasi ështe  lehtë të shtyhemi në premtime që nuk kanë asnjë bazë. Ndikon definitivisht shenjat e ndryshueshme (Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari, Peshqit) që kanë lindur në fund të dhjetditëshit të dytë dhe në fillim të tretit.

11 Qershor Marsi hyn tek Luani

Keni shumë energji krijuese dhe mund të shfrytëzoni mundësi. Kërkoni të jetoni caste romantike, të dashura dhe lozonjare dhe të kaloni këndshëm.

Në 11 Qershor Marsi kalon tek Luani dhe lemë në të kaluarën xhindosje dhe qëndrime negative. Marsi në këtë shenjë të zjarrtë na jep mundësinë të veprojmë për të kaluar bukur dhe të shijojmë c’do moment argëtimi. Flirti ka rol protagonist në jetën tonë dhe dëshira për të dalluar dhe të tërheqin vëmëndjet na drejton në sjellje që do impresionojnë. Kujdes në egocentrizmin ekstrem që do sjellë rezultate të kundërta nga të pritshmet.

12 Qershor Hëna tek Gaforrja në gjashtkëndësh me Uranin tek Demi

Ndjeni nevojën të bëni gjëra me mënyrën tuaj, jashtë të zakonshmes.

13 Qershor Afërdita tek Gaforrja në gjashtkëndësh me Uranin tek Demi

Njohje të reja mund të hynë në jetën tuaj. Ndryshime në lidhjet që mund të duken pozitive.

13 Qershor Dielli tek Binjakët në katror me Neptunin tek Peshqit

Mendimi është i turbullt. Përpiquni të shihni gjëra me realizëm dhe jo nën kuadratit të dëshirave apo nën presionin e ndjenjave.

14 Qershor Saturni tek Ujori në katror me Uranin tek Demi

Këndi caktuar shkakton ndryshime të rëndësishme dhe përmbysje në fat, tradicionalen dhe mënyrën që gjithnjë bëheshin gjërat. Do keni tendencën të ndryshoni plotësisht mënyrën e jetës tuaj.

14 Qershor katrori Saturnit nga Ujori me Uranin tek Demi shtyn në sqarime që lidhen me rrethin shoqëror dhe qëllimet dhe aspiratat që mund të kemi. Nuk përjashtohet të ekzistpojnë ndryshime në cështje ekonomike që do na drejtojnë në rishikime të lidhjeve me ëndrrat tona. Kujdes pasi lëkundjet e ngjarjes së caktuar astrologjike ndikojnë pasi shenjat stabile (Demi, Luani, Akrepi, Ujori) që kanë lindur në mes të dhjetditëshit të dytë.

15 Qershor Hëna tek Luani në gjashtkëndësh me Diellin tek Binjakët

Fokusohuni në nevojat tuaja dhe dëshirat dhe kushtojini vetes vëmëndjen që ka nevojë.

16 Qershor Hëna tek Virgjëresha në trekëndësh me Uranin tek Demi

Ndiheni më rehat kur bëni gjëra të ndryshme nga se jeni mësuar.

18 Qershor Hëna tek Virgjëresha në gjashtkëndësh me Marsin tek Luani

Keni shumë energji dhe kjo është e dukshme në c’do gjë që të bëni.

19 Qershor Hëna tek Peshorja në katror me Afërditën tek Gaforrja

Përplasje e mundhsme me ndonjë person. Ruani tone të qeta dhe përpiquni të gjeni një zgjidhje të mesme.

20 Qershor Dielli hyn tek Gaforrja

Ndjenjat priten të kenë fjalën e fundit. Ndjeni nevojën për ngrohtësi dhe marrdhënie. Preferoni të jeni me personat tuaj të afërt.

20 Qershor Jupiteri fillon rrugëtimin e tij të kundërt tek Peshqit

Vonesa të mundshme dhe shtyrje, gjatë rrugëtimit të kundërt të Jupiterit, por jo zhgënjime.

Në 20 Qershor Dielli kalon tek Gaforrja dhe na ndihmon të përqendrohemi kryesisht në cështjet familjare që na shqetësojnë. Ndryshimet e humorit dhe mbyllja në vetvete shfaqen, pasi aspirojmë të largohemi nga persona të afërt duke përjetuar situata që vinë në sipërfaqje.

21 Qershor Afërdita tek Gaforrja në trekëndësh me Neptunin tek Peshqit

Keni dëshirën dhe vullnetin të ndihmoni sa kanë nevojë. Mund të jeni romantik dhe ëndërrimtar.

22 Qershor Merkuri në vijë të drejtë tek Binjakët

Ndjeni se keni më shumë vetpërqendrim dhe energji shpirtërore dhe fitoni kontrollin e situatave. Fokusoheni më lehtë në planet dhe qëllimet tuaja dhe përparoni në zbatimin e tyre me më shumë lehtësi.

23 Qershor Dielli tek Gaforrja në trekëndësh me Jupiterin tek Peshqit

Mund të ndiheni shkëlqyeshëm, optimizëm dhe me fat. Mundësi për të bërë ëndrrat tuaja realitet.

23 Qershor Afërdita tek Gaforrja në kundërshtim me Plutonin tek Bricjapi

Disa ndoshta përpiqen t’ju kontrollojnë apo të ushtrojnë ndonjë fuqi mbi ju dhe mund të reagoni me mënyrë të ashpër. Përpiquni të gjeni ndonjë terren të përbashkët nëse mundeni, për të zgjidhur debatin shpejtë.

23 Qershor Merkuri kthehet në vijë të drejtë tek Binjakët dhe nga këtu e tutje rivendoset komunikimi në të gjitha fushat. Mundemi të kapërcejmë pengesa dhe vonesa në marrveshje tregtare apo në cështje zhvendosjesh që u shtynë periudhën e kaluar kohore. Kemi mundësinë gjithashtu të shprehim të gjitha ato që menduam dhe vendosëm se duan të korigjojmë në krahasim me ambjentin tonë të afërt.

24 Qershor Hëna e Plotë tek Bricjapi

Realizoni planet që lidhen me qëllimet tuaja afatgjata dhe vazhdoni të hecni në rrugëtimin ku ndjeni siguri. Mund të shënoni përparim, që prirtet të jetë i shumtë.

24 Qershor Hëna e Plotë në boshtin Gaforrja- Bricjapi me mënyrë optimiste në krahasim me karrierën dhe familjen. Nuk përjashtohet të ekzistojnë propozime pozitive që do na tërheqin vëmëndjen dhe do na ndihmojnë të zhvillohemi në fushën profesionale. Paralelisht kemi mundësinë të kapërcejmë situata që shqetësuan rrethin tonë familjar me mënyrë vecanërisht pozitiv dhe të qetë.

25 Qershor Neptuni fillon rrugëtim të kundërt tek Peshqit

Gjatë muajve të ardhshëm, terreni do jetë turbullues, duke e bërë pak më të vështirë të kuptoni cili është vendimi duhur që duhet të merrni.

26 Qershor Hëna tek Bricjapi në kundërshtim me Afërditën tek Gaforrja

Mund të doni të jetoni caste me veten tuaj, dhe të keni tendencën për tu mbyllur në vetvete. Doni të relaksoheni dhe të shijoni caste të qeta.

27 Qershor Afërdita hyn tek Luani

Energji romantike mund të rrjedhë javët e ardhshme. Do jeni shoqëror, më lozonjar, bujar dhe do doni të përkushtoni më shumë kohë me të tjerët.

Në 27 Qershor Afërdita kalon tek Luani duke shtuar nevojën për argëtim, të kaloni mirë dhe jetë të theksuar personale. Socializimi dhe shoqërimi drejton në njohje të reja që mund të luajnë rol përcaktues nga këtu e tutje në jetën tonë. Kemi gjithashtu mundësinë të zbusim situata që mund të na shqetësojnë në krahasim me fëmijët.

28 Qershor Hëna tek Peshqit në takim me Jupiterin tek Peshqit

Punoni për një plan të rëndësishëm në të cilin do doni të shënoni ndonjë përparim, dhe përpiqeni të dëgjoni c’farë do ju thotë intuita juaj.

29 Qershor Hëna tek Peshqit në katror me Merkurin tek Binjakët

Komunikimi mund të mos jetë i lehtë, dhe mund të ekzistojnë keqkuptime. Përpiquni të mirkuptoni mendimet e të tjerve.

30 Qershor Hëna tek Peshqit në gjashtkëndësh me Plutonin tek Bricjapi

Ndjeni shumë vetbesim. Do keni kontrollin e situatave dhe me c’do gjë që do merreni do e bëni saktë dhe sipas dëshirave tuaja.

Zgjidhni tani shenjën tuaj:

DASHI
Qershori mund të jetë një nga muaj më kërkues të këtij viti, por për ju duket se akoma dhe nëpërmjet disa vështirësive apo sfidave do ekzistojnë mundësi vecanërisht në fushën profesionale gjatë gjysmës së dytë të muajit. Hëna e re/eklipsi Diellit që do realizohet në gradën e 19 të Binjakëve në 10/6 mund të sjellë në të tashmen cështje të kaluarës. Ka mundësi rreth këtyre ditëve të keni mundësinë të gjëndeni përsëri me persona që keni kohë pa parë, të zgjidhni disa keqkuptime me të afërm apo shokë dhe të merrni vendime përfundimtare për lidhje me persona që ndjeni se nuk keni pikë të përbashkët kontakti. Në c’do rast vendimet kanë nevojë për kujdes dhe impulsivitet. Në 14/6 Saturni që ndodhet në shenjën e Ujorit do takohë për një herë tjetër nëpërmjet një këndi katrori Uranin që ndodhet në shenjën e Demit. I njëjti kënd ishte realizuar përsëri në Shkurt dhe ka shumë mundësi të ndryshojë apo të ndikojë të dhënat që ekzistojnë këtë moment në marrveshje ekonomike poe edhe në arkën tuaj në vija të përgjithshme. Në 21/6 Dielli do kalojë në shenjën e Gaforres dhe në dhjetditëshin e fundit të muajit do kërkoni më shumë ngrohësi familjare dhe  njerzit tuaj të afërt. Në 23/6 kthimi Merkurit në vijë të drejtëdo ndihmojë vecanërisht komunikimin, dicka që do jetë shumë cliruese për ju. Hëna e Plotë që do realizohet në 24/6 në boshtin Gaforrja- Bricjapi mund të hapë një kapitull të ri në jetën tuaj profesionale, e cila ka mundësi të shoqërohet nga një ngritje në dëtyrë apo një bonus.
Dashuria: Prezenca Afërditës në shenjën e Gaforres nga 2/6 dhe gjatë pjesës më të madhe të Qershorit mund të krijojë mbyllje në vetvete, dicka që nuk do ndihmojë në zhvillimin e një lidhjeje apo një njohjeje. Mbyllja në vetvete ka mundësi të jetë ndihmuese pasi nuk do duhet të harrojmë se rrugëtimi në vijë të kundërt i Merkurit sido që të jetë mund të shkaktojë probleme në komunikim. Me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 klima do fillojë të ndryshojë dhe nuk përjashtohet të njihni dhe persona të cilët do ju vënë në procedurë të flirtoni. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje shmangni skenarin e mësipërm pasi do jetë shumë e rrezikshme për të! Nëse jeni beqarë pas 23/6 kur Merkuri do kthehet në vijë të drejtë do shihni më mirë se ku shkon një njohje që keni krijuar dhe ju intereson. Me hyrjen e Afërditës në shenjën e Luanit në 27/6 fillon një periudhë e re me më shumë socializim, komunikim por edhe mundësi për jetën tuaj sentimentale. Një dashuri e re ka mundësi të shfaqet nga fundi muajit.
Puna dhe Ekonomia: Cështjet tuaja profesionale do ju shqetësojnë këtë muaj vecanërisht gjatë gjysmës së dytë të tij. Deri atëher do duhet ti kushtoni vëmëndje komunikimit që do keni me persona që ndodhen akoma në ambjentin tuaj profesional, pasi Merkuri në vijë të kundërt ka mundësi të krijojë probleme akoma dhe në bisedat më të thjeshta. Pas mesit të muajit me prezencën e Marsit në shenjën e Luanit duket se do jeni më shumë krijues, dicka të cilën ia vlen ta shfrytëzoni akoma dhe për cështjet tuaja profesionale pasi dhe nëpërmjet qëndrimit tuaj krijues do mundeni të gjeni zgjidhje për shumë nga to. Pas marrveshjeve profesionale, të cilat kishin ngrirë periudhën e kaluar. Hëna e Plotë që do realizohet në 24/6 mund të sjellë dicka shumë të mirë nga ana profesionale.

DEMI
Qershori do kthejë vëmëndjen tuaj në fushën ekonomike dhe ka shumë mundësi t’ju vërë në procedurë mendimesh për ndryshime përsa lidhet me cështjet profesioanle. Hëna e re/eklipsi Diellit që do realizohet në gradën e 19 të Binjakëve në 10/6 mund të sjellë disa cështje të vjetra ekonomike në sipërfaqje, në rast se ato nuk kishin menaxhuar. Gjysmën e parë të muajit nuk do ketë terren të përshtatshëm për të bërë një hap të qëndrueshëm në fushën ekonomike, ndaj përpiquni të shmangni marrveshje të cilat do lidhen më së shumti me portofolin tuaj. Nëse dicka e tillë nuk është e mundur, përpiquni të shihni dhe të vlersoni më kujdes të gjitha të dhënat dhe detajet e tyre, para se të vendosni të hyni në një marrveshje të re në fushën ekonomike.
Rrugëtimi i kundërt i Merkurit në shenjën e Binjakëve tregon se do ekzistojnë mundësi për të sistemuar cështje të kaluarës dhe cështjet ekonomike të cilat qëndrojnë pezull. Në 14/6 do realizohet me saktësi një herë tjetër katrori midis Saturnit që ndodhet shenjën e Ujorit dhe Uranit që ndodhet në shenjën tuaj. Ky kënd ka mundësi të presionojë për ndryshime që lidhen me punën, duke ndryshuar të dhënat që ekzistojnë në të. Në 21/6 hyrja e Diellit në shenjën e Gaforres tregon se dhjetditëshi I parë i muajit do jetë vecanërisht komunikues, dicka e cila do bëhet akoma më e dukshme me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në 23/6. Në 24/6 Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin e Gaforres- Bricjapi ka shumë mundësi t’ju afrojë pranë me persona të rrethit të ngushtë por edhe të ambjentit tuaj të gjërë që kishit larguar periudhën e fundit.
Dashuria: Vëmëndja juaj këtë muaj do dukët se nuk do jetë e kthyer në cështjet tuaja sentimentale pasi disa cështje profesionale dhe mundësisht presioni nga to të mos ju lërë kohë të lirë por edhe dëshirë për asgjë tjetër. Me hyrjen e Afërditës në shenjën e Gaforres në 2/6 përbën pushimin e këndshëm nga detyrimet tuaja. Me rrugëtimin e kundërt të Merkurit mund të ekzistojnë disa keqkuptime për këtë mirë do ishte të merrni vendime që lidhen me zhvillimin e një njohje të re pas datës 23/6 kur Merkuri do kthehet në vijë të drejtë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje gjysmën e parë të maujit do jetë vecanërisht komunikues edhe pse nga 11/6 dhe më pas me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit, do duhet ti kushtoni vëmëndje disa cështjeve që lidhen me shtëpinë pasi dhe ato ka mundësi të shkaktojnë debate midis jush dhe partnerit tuaj. Në 27/6 Afërdita do kalojë në shenjën e Luanit duke inaguaruar një periudhë shumë krijuese, erotike por edhe të  mbyllur për jetën tuaj personale.
Puna dhe Ekonomia: Komunikimi me persona që ndodhen në ambjentin tuaj profesioanl pasi dhe disa takime profesionale duket se do ju shqetësojnë shumë, vecanërisht gjatë gjysmës së parë të muajit. Ka mundësi të ekzistojnë ndjenja përplasëse apo mesazhe të dyfishta dicka që nuk do ju ndihmojë të merrni vendime përfundimtare që lidhen me cështje profesionale. Në 14/6 katrori Saturnit me Uranit ka mundësi t’ju vërë në procedurë të zgjidhni midis disa situatave dhe duket se zgjedhja nuk do jetë cështje e lehtë. Nuk përjashtohet të ekzistojnë mjaft cështje të cilat do ju vënë në procedurë ndryshimesh këtë muaj, por të mbani mend se “pas c’do të keqe ka një të mirë”. Me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në 23/6 do jetë më e lehtë ti menaxhoni të dhënat e reja që do shfaqen në punë.

BINJAKET
Qershori është një muaj përcaktues për shumë nga lidhjet dhe bashkpunimet tuaja, pasi gjatë tij do realizohet Hëna e re/ eklipsi Diellit në shenjën tuaj, i cili duket se do “tregojë” zhvillimin në shumë nga to. Specifikisht ky eklips do realizohet në gradën e 19 të shenjës tuaj në 10/6 dhe takimi që do ketë me Merkurin në vijë të kundërt, tregon se do shfaqen përsëri në sipërfaqje ngjarje të kaluarës të cilat duket se lidhen dhe me lidhjet personale dhe profesionale. Nëse ato nuk sqarohen atëher ka shumë mundësi të merrni vendime të cilat mund të surprizojnë shumë persona akoma dhe vetë ju. Brenda disa ngjarjesh të cilat mund të ndjeni se ju presionojnë, do ekzistojnë mundësi vecanërisht për fushën profesionale.
Në 11/6 hyrja e Marsit në shenjën e Luanit duket qartazi se do ekzistojë përmirësim në fushën ekonomike pasi se vëmëndja juaj do kthehet tek personat e rrethit tuaj të ngushtë. Disa ide dhe mendime mund të krijojnë krisje midis jush dhe në këtë do ndikojë Merkuri i cili do lëvizë mbrapsht dhe nuk do ndihmojë në menaxhimin e keqkuptimeve. Hyrja e Diellit në shenjën e Gaforres në 21/6 do ndihmojë në lëvizje të cilat mund të menaxhohet akoma më shumë cështje që lidhen me portofolin tuaj. Vecanërisht pas 23/6 kur Merkuri do kthehet në vijë të drejtë në shenjën tuaj do jetë më e lehtë për jut ë kompromentoni dhe të menaxhoni një marrveshje ekonomike apo disa cështje të lëna pezull ekonomike që ekzistojnë. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjapi në 24/6 tregon se nëse menaxhoni me mënyrën e përshtatshme cështje që lidhen me fushën ekonomike, është e sigurt se do dilni më shumë të fituar sesa besoni.
Dashuria: Muaji do fillojë me prezencën e Afërditës në shenjën e Gaforres nga 2/6 dhe nga pozicioni saj i ri do ju drejtojë të kërkoni më shumë qëndrueshmëri dhe të investoni në një njohje e cila nuk do jetë për periudhë të kufizuar, por do ketë shenjat për tu zhvilluar. Afërdita do ju bëjë të shihni akoma më përgjegjshëm cështje të jetës tuaj personale, si të jeni beqar ose nëse ndodheni tashmë në një lidhje. Eklipsi Diellit që do realizohet në 10/6 në shenjën tuaj, mund t’ju drejtojë në vendime të rrezikshme vecanërisht nëse ndjeni se ndodheni në një lidhje e cila tashmë nuk është funksionale për ju. Në të njëjtin moment ka shumë mundësi- nëse jeni beqar- të shfaqet një person i cili do përcaktojë zhvillimet në jetën tuaj personale periudhën e ardhshme. Me Marsin në shenjën e Luanit nga 11/6 duket se do bëheni tepër aktiv dhe kjo mbilëvizshmëri do ju drejtojë në shumë njohje të reja dhe takime me persona interesantë. Kthimi Merkurit në vijë të drejtë në shenjën tuaj nga 23/6 do ndihmojë komunikimin, i cili do luajë rol të rëndësishëm për zhvillimin e një njohjeje të re por edhe për menaxhimin e disa cështjeve të një lidhjeve. Nga 27/6 Afërdita do ndodhet në shenjën e Luanit- një shenjë që ju përshtatet shumë- dhe premton një verë të nxehtë.
Puna dhe Ekonomia: Këtë muaj ka mundësi të filloni të mendoni më shumë menaxhimin e cështjeve tuaja ekonomike dhe me pozicionin e ri të Afërditës tek Gaforrja do jetë më e lehtë të kurseni. Shkaku kryesor për këtë do përbëjnë disa pasiguri që mund të filloni të ndjeni për fushën ekonomike dhe disa mendime të cilat do ndikojnë në procedurë të filloni kursimin dhe të bëni veprimet e përshtatshme për të mos u gjëndur të ekspozuar në të ardhmen. Në mes të muajit një lidhje profesionale apo një bashkpunim do ftohet të japë provime dhe ju me rradhën tuaj do ftoheni të merrni vendime. Përpiquni të mos reagoni impulsivisht pasi rezultatet e vendimeve tuaja do ju shoqërojnë për shumë kohë, kështu që do duhet të jetë sa më shumë të jetë e mundur drejt drejtimit të duhur për ju.

GAFORRJA

Qershori është një muaj që do sjellë ajër rinovimi në jetën tuaj personale dicka e cila do bëhet e dukshme nga data 2/6 me hyrjen e Afërditës në shenjën tuaj. Në 10/6 Hëna e re/eklipsi Diellit që do realizohet në gradën e 19 të Binjakëve ka shumë mundësi të përforcojë disa shqetësime që keni ndërmend dhe ka shumë mundësi ato që mendoni të shtojnë lodhjen tuaj. Mos injoroni organizmin tuaj i cili mund të fillojë të “ankohet” vecanërisht nëse kohën e fundit e kishit munduar me punë dhe detyrimet. Në 11/6 Marsi do kalojë në shenjën e Luanit dhe nga pozicioni tij i ri mund të rrisë shpenzimet, ndaj ju nga ana juaj do duhet të jeni të kujdesshëm dhe ti eleminoni qëllimisht!
Nuk është muaji përshtatshëm për tu relaksuar përsa ka lidhje me blerje aq dhe për të bërë psonia të tepërta, në mënyrë që të jetë më e lehtë të përballeni me ndonjë shpenzim urgjent që mund të shfaqet. Në 21/6 fillon muaji ditëlindjes tuaj pasi Dielli kalon në shenjën tuaj dhe periudhën e ardhshme do ju sjellë në epiqëndrën e ngjarjeve shumë herë! Tani erdhi rradha juaj të dilni përpara, të dalloni dhe të realizoni disa nga qëllimet tuaja. Në 23/6 Merkuri do kthehet në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve dhe do përmirësojë shumë hamendësimet që ekzistuan periudhën e kaluar duke dhënë shumë mundësi për ti menaxhuar, vecanërisht nëse ato ishin midis jush dhe personash të dashur. Në 24/6 Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin tuaj (Gaforrja- Bricjapi) do krijojë rrethana favorizuese për të filluar apo të krijohet një lidhje e re personale apo akoma dhe një bashkpunim të ri me shumë rrethana të mira.
Dashuria: Prezenca e Afërditës në shenjën tuaj nga 2/6 do ndihmojë shumë cështjet sentimentale këtë muaj, si të jeni beqarë ose nëse ndodheni tashmë në një lidhje. Në rastin e parë njohjet do jenë të shumta dhe nuk përjashtohet dhe admiruesit të shtohen, pasi do vëreni se do jetë shumë e lehtë për ju të tërhiqni shikimet e të tjerve dhe të ndodheni në epiqëndër. Zgjedhjet do jenë të shumta ama do duhet të veproni me bazë të nevojave tuaja sentimentale dhe dëshirave dhe jo me impulsivisht, pasi advneturat sentimentale ka mundësi të mos zhvillohen shumë mirë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje gjatë gjysmës së dytë të muajit do ekzistojnë mundësi për të rinovuar këtë lidhje duke bërë gjëra me partnerin tuaj dhe duke kushtuar kohë, pasi kjo mund të dëgjohet dicka aq e “thjeshtë” do jetë ama përcaktuese për rrugëtimin e lidhjes tuaj. Me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në 23/6 do ekzistojnë mundësi për të menaxhuar dhe disa keqkuptime të cilat mund të kishin krijuar ankesa. Nga fundi muajit ka shumë mundësi të merrni vendime në lidhje me zhvillimin e një lidhjeje apo një njohjeje. Nga 27/6 me hyrjen e Afërditës në shenjën e Luant ndjenjat do fillojnë të bëhen më shumë pushtuese!
Puna dhe Ekonomia: Këtë muaj ka mundësi të ekzistojnë mundësi për të menaxhuar disa cështje profesionale për të mirën tuaj, pasi prezenca Afërditës në shenjën tuaj deri dhe në 26/6 tregon se do keni një mënyrë unike të shuani c’dolloj hapësire që ekziston në punë dhe të përmirësoni lidhje me kolegë, eprorë dhe përgjegjësit tuaj. Pavarsisht këtyre do duhet të keni ndërmend se Merkuri do ndodhet në vijë të kundërt në shenjën e Binjakëve deri në 22/6 dhe ka shumë mundësi të ekzistojnë disa biseda të fshehta, port ë cilat nuk do kenë asnjë rëndësi nëse ju nuk përqendroheni në to. Me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj në 21/6 por edhe Hënën e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjapi në 24/6 ka mundësi të ekzistojë një zhvillim pozitiv në një cështje profesionale e cila ju shqetëson mjaftueshmëm apo akoma dhe një propozim i ri profesional.

LUANI
Qershori është një muaj që do ju krijojë ndjenja përplasëse pasi do ekzistojnë “faqe” në fusha të ndryshme që do ju tërheqin interesin. Hëna e re/eklipsi Diellit që do realizohet në 10/6 në gradën e 19 të Binjakëve mund të krijojë disa ngatërresa në lidhje me persona që ndodhen në ambjentin tuaj shoqëror. Ka mundësi në rast se ekzsitojnë keqkuptime të cilat “ruhen” nga e kaluara të vinë përsëri në sipërfaqje dhe t’ju “detyrojnë” ose ti menaxhoni ose të lini disa lidhje shoqërore pas jush. Në 11/6 Marsi do kalojë në shenjën tuaj dicka që përkthehet si energji e lartë për ju. Sigurisht do duhet ti kushtoni kujdes të vecantë përsa ka lidhje me hapësirën ku do vendosni ta përdorni, pasi ka shumë mundësi- nëse qëndron e pashfrytëzuar- të përbëjë një bazë të mirë nevozizmi.
Në 14/6 do realizohet për një herë tjetër katrori midis Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit dhe Uranit që ndodhet në shenjën e Demit. Ky kënd ishte realizuar përsëri në Shkurt kështu që ka shumë mundësi të shfaqen cështje të cilat ju kishin shqetësuar atëher. Një lidhje profesionale apo një bashkpunim duket se mund të fillojë t’ju presionojë apo të rikthehen cështje që ekzistonin në të, dicka që do ju ndikojë mjaftueshëm. Në 21/6 Dielli do kalojë në shenjën e Gaforres dhe nga pozicioni i ri i tij do favorizojë vecanërisht marrveshjet ekonomike por edhe një menaxhim më të mirë të cështjeve tuaja ekonomike. Në 23/6 Merkuri do kthehet në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve dhe do ndihmojë komunikimin i cili do përbëjë “celsin” për c’do lloj marrveshje, ose profesionale ose ekonomike. Në 24/6 Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjapi ju kërkon të mbyllni disa cështje të cilat vinë nga e kaluara, pasi tani duket se do keni dëshirën por edhe motivet për ti menaxhuar dhe ti lënë pas.
Dashuria: Hyrja e Afërditës në shenjën e Gaforres në 2/6 tregon se Qershori gjatë shumicën e ditëve të tij do ketë ndjenja të forta dhe do krijojë rrethanat për tu afruar shumë më pranë me ndonjë person. Me hyrjen e Marsit në shenjën tuaj në 11/6 duket se nuk do jetë e lehtë të bëni durim për të parë zhvillimin e disa cështjeve sentimentale, por përpiquni të shmangni këtë skenar pasi ka shumë mundësi të veproni impulsivisht përsa i përket cështjeve tuaja sentimentale. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje ndjenjat e forta mund të krijojnë një qëndrim pushtues brenda kësaj lidhjeje, e cila me rradhën e saj ka mundësi të rrijë tensionet. Nga 23/6 kur Merkuri do kthehet në vijë të drejtë komunikimi do jetë shenja përmirësimi dhe do ulë ndjeshëm hamendësimet por edhe keqkuptimet që krijoheshin gjithë periudhën e kaluar. Në 27/6 me hyrjen e Afërditës në shenjën tuaj fillon periudha më e mirë e verës për jetën tuaj personale, pasi Afërdita në shenjën tuaj përforcon joshjen tuaj dhe krijon shumë mundësi për njohje të reja, flirte por edhe adventura sentimentale!
Puna dhe Ekonomia: Këtë muaj ka mundësi të ekzistojnë disa rrethana në punë të cilat do ju krijojnë presion, pasi ka mundësi të krijojnë shqetësime dhe t’ju vënë në një rreth mendimesh negative. Kjo do bëhet më e theksuar gjatë mesit të muajit pasi katrori Saturnit që ndodhet tek Ujori me Uranin tek Demi në 14/6 ka mundësi të shenjëstrojë tilla lloj situatash. Për shkak se Marsi do ndodhet në shenjën tuaj ka mundësi t’ju bëjë të reagoni “në favor të tij” në disa cështje, ndaj përpiquni të ruani tone të ulta dhe të mendoni nëse ajo që ka zgjuar nervozizmin tuaj mund të ndryshojë apo nëse përbën një “situatë të përhershme” me të cilën do duhet të përshtateni. Shmangni vendimet impulsive ashtu si gjithashtu dhe të ngreni tonet pasi dicka e tillë do mundej të hedhë vaj zjarrit. Nga 23/6 kur Merkuri do kthehet në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve, do jetë më e lehtë të menaxhoni mjaft cështje profesionale pasi pengesat në komunikim do ulen ndjeshëm.

VIRGJERESHA
Qershori është një muaj që nga njëra anë mund të ketë shumë detyrime profesionale, por nga ana tjetër do sjellë dhe mundësi për të kontaktuar me shokët tuaj të dashur, të njihni njerëz të rinj dhe të investoni kohë në gjëra që ju gëzojnë. Hëna e Re/eklipsi Diellit që do realizohet në gradën e 19 të Binjakëve në 10/6 mund të krijojë apo të përforcojë një klimë të tendosur që ekziston në një cështje profesionale. Për shkak se Merkuri do lëvizë në prapavijë gjatë pjesës më të madhe të këtij muaji, do duhet të shmangni vendimet impulsive të cilat do mundeshin të ndërlikojnë situatën për t’ju drejtuar në rrugëtime të gabuara. Nëse ndjeni se ekzistojnë disa cështje që lidhen me fushën profesionale të cilat ju krijojnë ndjenja negative përpiquni të ruani distance nga to, për të mundur ti shihni sa më objektivisht por edhe të fitoni kohë derisa të merrni vendime tuaja.
Në 21/6 Dielli do kalojë në shenjën e Gaforres dhe dhjeteditëshi i fundit i këtij muaji duket se do jetë shumë më i qetë për ju. Rol të vecantë në këtë do luajnë persona me të cilët do shoqëroheni, aktivitetet së bashku me shokët tuaj dhe angazhimi me gjëra të cilat ju mbushin me ndjenja të këndshme. Në 23/6 Merkuri do kthehet në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve duke i dhënë fund një periudhe ku mund të kishte parainformim, hamendësime por edhe keqkuptime, vecanërisht për cështje që lidhen me punën. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjapi në 24/6 mund të sjellë një propozim të mirë bashkepunimi, i cili ka shumë mundësi të vijë nëpërmjet një personi që ndodhet në rrethin tuaj shoqëror. Gjithashtu nuk përjashtohet të sjellë dhe një njohje të re e cila do mundej të hapë një kapitull të ri në jetën tuaj personale.
Dashuria: Hyrja e Afërditës tek Gaforrja do hapë këtë muaj pasi do kalojë në këtë shenjë në 2/6 dhe nga pozicioni i ri i saj do sjellë rreth jush shumë persona të rinj. Shokët tuaj do luajnë rol të rëndësishëm në njohjen që do bëni periudhën e ardhshme dhe nuk përjashtohet të njihni një person që do ju tërheqë interesin brenda një shoqërie të përbashkët. Akoma dhe nëse dicka e tillë nuk ndodh në fillim të muajit, me Hënën e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjapi në 24/6 duket se do ekzistojnë mundësi dhe ndaj fundi Qershorit për njohje të reja por edhe për një lidhje të re. Nëse keni gjetur tashmë partnerin tuaj duket se do ftoheni të ruani balancat midis detyrimeve profesionale dhe personale pasi duket se të parat do ju tërheqin më shumë interesin tuaj dhe do ju mbajnë shumë të angazhuar. Me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në 23/6 komunikimi midis jush do jetë më I lehtë, dicka që do ju ndihmojë shumë dhe në klimën që do ekzistojë në lidhjen tuaj. Muaji mbyllet me hyrjen e Afërditës në shenjën e Luanit në 27/6 ku do inagurojë një periudhë të mbyllur, e cila do ju ndihmojë të vini në kontakt me ndjenjat tuaja më të thella sentimentale por edhe dëshirat tuaja.
Puna dhe Ekonomia: Cështjet që lidhen me punën duket se do ju shqetësojnë gjatë gjithë muajit pasi dhe eklipsi Diellit që do realizohet në 10/6 në shenjën e Binjakëve por edhe rrugëtimi në vijë të kundërt i Merkurit në të njëjtën shenjë, mund të sjellë “kthime” në to. Mirë do ishte – të paktën derisa të kthehet Merkuri në vijë të drejtë në 23/6- të shmangni të merrni vendime përfundimtare dhe të bëni lëvizje profesionale të cilat do ju lidhin për një kohë të gjatë kohore. Akoma dhe nëse ndjeni se ndodheni nën pragun e ndryshimeve përpiquni të fitoni pak kohë pasi rrethanat astrologjike që do ekzistojnë këtë muaj- vecanërisht deri dhe në 15/5- do krijojnë ndjesinë se të gjitha janë mbarë dhe asgjë nuk është stabile, dicka e cila është ndryshuese për c’dolloj vendimi apo një hap të ri.

PESHORJA
Qershori është një muaj i cili do ju krijojë nevojën të tërhiqeni nga turmat dhe kontaktet sociale dhe të kushtoni kohë vetëm tek personat tuaj të dashur. Hëna e re/eklipsi Diellit që do realizohet në shenjën e Binjakëve në 10/6 ka shumë mundësi të sjellë në sipërfaqje cështje të kaluarës dhe cështje të cilat lidhen me ju dhe të afërm apo persona shoqëror. Disa histori “nga të vjetrat” ka mundësi të vinë përsëri në sipërfaqje dhe ndoshta nevojitet të ruani distancimet nga to për të mos ekzistuar keqkuptime. Në 11/6 hyrja e Marsit në shenjën e Luanit ka mundësi të krijojë një klimë të tendosur në lidhje me persona të rrethit tuaj shoqëror. Në mes të muajit do duhet të kushtoni më shumë kujdes reagimeve tuaja për të shmangur sa më shumë bëhet lëvizjet impulsive, të cilat do mundeshin të hedhin vaj zjarrit në një debat dhe të krijojnë një klimë të cudishme tek ju dhe personat e dashur.
Në 21/6 me hyrjen e Diellit në shenjën e Gaforres për disa do fillojë periudha e pushimeve të tyre për ju ama duket se do fillojë një periudhë shumë krijuese për cështjet tuaja profesionale. Ka shumë mundësi të shfaqen mundësi në lidhje me gjetjen e një pune të re apo të ekzistojnë mundësi për të përmirësuar disa cështje në punë që tashme keni. Njohja profesionale duket se do përbëjë një nga qëllimet tuaja të cilin mund të arrini me lëvizjet e përshtatshme. Nga 23/6 kur Merkuri do kthehet në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve do ekzistojnë më shumë mundësi për të menaxhuar disa cështje të cilat lidhen me takime, zhvendosje, udhëtime por edhe detyrime arsimore. Hëna e Plotë që do realizohet në 24/6 në boshtin Gaforrja- Bricjapi do ju japë motive për të vepruar në disa cështje profesionale por edhe në disa cështje familjare.
Dashuria: Hyrja e Afërditës në shenjën e Gaforres në 2/6 tregon se mund të ekzistojë një klimë e ndryshme për ju dhe një person që ndodhet në ambjentin tuaj profesional. Eshtë fakt se orët që do kaloni në punë mund të fillojnë të rriten, dicka e cila do ju sjellë pranë me një person dhe lidhja midis jush do fillojë të bëhet më e ngushtë. Nuk do duhet të harroni rrugëtimin e kundërt të Merkurit në shenjën e Binjakëve deri në 23/6 që tregon se deri atëher gjërat nuk do jenë aq të qarta ndaj merrni kohën tuaj derisa të merrni vendimet tuaja. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të mos e lini këtë lidhje të “hecë vetë” pasi dicka e tillë ka shumë mundësi të zgjojë ankesa nga partneri juaj. Me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në 23/6 por edhe hyrjen e Afërditës në shenjën e Luanit në 27/6 do shihni veten tuaj të jetë më e hapur, dicka e cila fatalisht do ju afrojë pranë me persona që ndodhen në rrethin tuaj të gjërë shoqëror. Shokët tuaj dhe personat që hasni në shoqëri të përbashkta nuk përjashtohet të përbëjnë shkak për të njohur dhe të afroheni pranë me një person të caktuar.
Puna dhe Ekonomia: Fusha profesionale është ajo që do ju shqetësojë mjaftueshëm këtë Qershor pasi prezenca e Afërditës dhe më pas e Diellit në shenjën e Gaforres sjellin mundësi në punë. Këto mund të lidhen me një punë që tashmë keni apo një hap profesional që doni të bëni apo akoma dhe një propozim të ri profesional. Deri në 23/6 për shkak se Merkuri do jetë në vijë të kundërt mirë do ishte të shmangni ndonjë vendim përfundimtar, pasi ka mundësi më pas të ndryshoni mendim për të. Brenda këtij muaji do keni mundësinë të tregoni c’farë vlen dhe aftësitë tuaja duken se jo vetëm do njihen në punë por me ndonjë mënyrë do cmohen. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjapi në 24/6 ju afron në “limite” në një vendim profesional apo në një hap të ri profesional.

AKREPI
Qershori është një muaj shumë kërkues dhe nuk përjashtohet të krijojë rrethana presioni në fusha të caktuara, brenda të cilave mund të vinë dhe disa mundësi. Hëna e re/eklipsi Diellit që do realizohet në 10/6 në shenjën e Binjakëve ka mundësi të sjellë disa cështje të kaluarës në sipërfaqje, të cilat do ju krijojnë mendime të dyta dhe treat. Ka shumë mundësi të vendosni disa situata- vecanërisht ato që lidhen me fushën ekonomike dhe sentimentale- por dhe disa persona nën një xhami zmadhues të eklipsit, por kjo nuk do ju ndihmojë ti shihni nën dimensionet e tyre reale dhe kështu të merrni vendimet e përshtatshme. Në 11/6 Marsi kalon në shenjën e Luanit dhe nga pozicioni i ri i ri tregon se gjysmën e dytë të muajit ka mundësi të ketë më shumë vrap përsa ka lidhje me disa detyrimet tuaja profesionale por edhe punën në vija të përgjithshyme. Katrori Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit me Uranin që ndodhet tek Demi do realizohet për akoma një herë në 14/6- ishte krijuar me saktësi në Shkurt- dhe ka shumë mundësi të sjellë përsëri në sipërfaqje cështje të cilat ekzistuan atëherë.
Nuk përjashtohet t’ju shqetësojë apo të ndjeni se ju presionon një cështje që lidhet me karrierën tuaj apo një cështje familjare. Përpiquni të mos merrni vendime nën zemërim apo nervozizëm, pasi dicka e tillë nuk do sjellë rezultatet që doni. Në mes të muajit ka mundësi të ndryshojnë balancat në disa nga lidhjet tuaja ndërpersonale, dicka e cila do ju drejtojë të ndryshoni dhe ju qëndrim përballë tyre. Në 21/6 Dielli do kalojë në shenjën e Gaforres dhe do lehtësojë shumë dhe qëndrimin tuaj por edhe klimën që ekziston deri tani. Nga pozicioni i tij i ri Dielli ju fton të dëgjoni dëshirën tuaj krijuese por të jepni “hapësirë” në të për tu shprehur. Aktivitetet artistike, hobi ashtu dhe një dashuri e re mund të përbëjnë mjet shprehimi të krijimtarisë tuaj. Në 23/6 Merkuri do kthehet në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve dhe do ndihmojë shumë klimën në komunikim. Në 24/6 Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjapi do krijojë ndjenja të forta që do ju afrojnë pranë me një person që ndodhet në rrethin tuaj të gjërë.
Dashuria: Hyrja e Afërditës në shenjën e Gaforres në 2/6 do përbëjë një zhvendosje shumë pozitive planetare për ju dhe tregon se akoma dhe nëse ky muaj ka punë të ndryshme dhe detyrime ose familjare ose profesionale, ju do gjeni kohë por edhe dëshirë për një flirt por edhe të krijoni një njohje të re. Ky skenar do fitojë më shumë mundësi nga fundi muajit pasi hyrja Diellit në shenjën e Gaforres në 21/6 por edhe Hëna e Plotë në 24/6 krijojnë rrethana shumë favorizuese për tu shfaqur një njohje e re pasi do tërheqin interesin tuaj larg punës. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje në mes të muajit do duhet të kushtoni më shumë vëmënjde në komunikimin me partnerin tuaj por edhe në reagimet tuaja përballë c’do gjëje, pasi dhe prezenca Marsit në shenjën e Luanit nga 11/6 ka mundësi të krijojë lehtësisht shkaqe për tensione. Pas 20/6 do jetë më e lehtë për hy të gjeni përsëri balancat me partnerin tuaj në rast se ekzistuan cështje që i kishin ndikuar. Një ide shumë e mirë për të sistemuar një arratisje në një destinacion të afërt vetëm për ju të dy!
Puna dhe Ekonomia: Puna duket se do ju shqetëojë shumë gjatë këtij muaji dhe nuk përjashtohet të shfaqen disa përgjegjësi të reja apo disa detyrime të reja në të. Deri në mes të muajit do ekzistojnë mundësi të cilat nëse shfrytëzoni do mundeni të shpëtoni me një vëllim të rëndësishëm detyrimesh dhe cështjesh të lëna pezull që lidhen me punën. Pas mesit të muajit me prezencën e Marsit në shenjën e Luanit ka mundësi të fillojë të krijohet më shumë presion, dicka që mund t’ju bëjë të reagoni ashpër. Përpiquni të ruani tone të ulta në cështje profesionale dhe të jeni të përmbajtur pasi e vërteta është se ka shumë mundësi të thoni gjëra të cilat do bëheni pishman. Pas 21/6 duket se do duket dritë në tynel dhe disa gjëra të cilat ju kishin vështirësuar do fillojnë avash avash të menaxhohen dhe të zgjidhen.

SHIGJETARI
Qershori është një muaj që do përcaktojë më së shumti zhvillimin e lidhjeve personale por edhe bashkpunimeve, pasi ngjarjet astrologjike dhe eklipsi Diellit që do realizohet do kthejë vëmëndjen tuaj në lidhjet ndërpersonale. Në 10/6 eklipsi Diellit në gradën e 19 të Binjakëve në takim me Merkurin e kundërt, tregon se shumë cështje të kaluarës do vinë përsëri në sipërfaqje. Këto ka shumë mundësi të lidhen me një lidhjen tuaj shumë të vjetër personale apo një bashkpunim, pasi kthimet e personave që ndodheshin në të kaluarën tuaj është një skenar realist. Mirë do ishte të shmangni vendime të cilat do mundeshintë përcaktojnë më së shumti zhvillimin e lidhjeve personale dhe bashkpunimeve, pasi dhe gjërat nuk duket se do jetë aq të qarta. Në 11/6 Marsi do kalojë në shenjën e Luanit dhe nga pozicioni tij i ri do sjellë “ajër tjetër” në përditshmërinë tuaj por edhe në humorin tuaj, pasi Luani është një shenjë që përshtatet me vetpërmbajtjen tuaj.
Kështu që periudhën e ardhshme duket se do filloni të mendoni gjithnjë e më shumë një udhëtim që doni të bëni apo do huni në procedurë të bëni gjëra të cilat doni të bëni prej kohësh. Marsi nga pozicioni I tij i ri do ju bëjë të palëkundur dhe do shtojë energjinë tuaj. Në 21/6 me hyrjen e Diellit në shenjën e Gaforres do ekzistojnë mundësi për të përmirësuar – brenda marrveshjeve ekonomike apo menaxhim- portofolin tauj. Në 23/6 me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve do keni mundësinë të zgjidhni më lehtë disa keqkuptime apo disa ankesa që mund të kenë ekzistuar në lidhje personale dhe profesionale. Në 24/6 do realizohet Hëna e Plotë në boshtin e Gaforrja – Bricjapi I cili do funksionojë në mënyrë shumë ndihmuese për psikologjinë tuaj dhe humorin tuaj, duke sjellë mundësi të menaxhoni cështje të cilat ju shqetësojnë shumë deri tani.
Dashuria: Në fillim të muajit Afërdita do ndryshojë shenjë pasi do kalojë tek Gaforrja në 2/6 dhe nga pozicioni saj i ri do krijojë ndjenja të forta dhe thella, të cilat mund t’ju organizojnë përsa përket menaxhimin e cështjeve tuaja sentimentale. Me eklipsin e Diellit që do realizohet në shenjën e Binjakëve në 10/6 ka shumë mundësi të shfaqet një person nga e kaluara, I cili duket se me ndonjë mënyrë do ndikojë në “sistemimin” sentimental. Përshkak se gjërat në mes të muajit do jenë vecanërisht të rrjedhshme, shmangni të merrni vendime të cilat do mund të përcaktojnë zhvillimin e një lidhjeje, pasi ajo që duket se keni nevojë më shumë është koha. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 do fillojë një periudhë shumë e mirë për të marrë partnerin tuaj, të bëni një eskursion apo të kaloni kohë së bashku pasi eklipsi duket se do ndikohë dhe klimën që ekziston në lidhjen tuaj dhe ndoshta nevojiten ndryshime të rrethanave. Nga 23/6 dhe më pas komunikimi duket se do rrjedhë më qetë ducka që do ndihmojë dhe nëse jeni beqarë por edhe nëse ndodheni në një lidhje. Nga 27/6 me hyrjen e Afërditës në shenjën e Luanit fillon një periudhë shumë e mirë me mundësi për njohje të reja, flirte, adventura sentimentale akoma dhe një dashuri e re!
Puna dhe Ekonomia: Këtë muaj ka mundësi të shfaqen disa cështje në punë të cilat më së shumti duket se do fillojnë nga problemet në komunikim. Rrugëtimi kundërt i Merkurit do luajë rolin e saj në kontaktin me persona që ndodhen në ambjentin tuaj profesionalm në biseda profesionale akoma dhe në marrveshje, ndaj do duhet të jeni të kujdesshëm pasi fjalët do kenë rëndësi të vecantë në mbarvajtjen e cështjeve profesionale. Një lidhje profesionale apo një bashkpunim duket se do ketë nevojë për vëmëndjen tuaj në mes të muajit, pasi eklipsi Diellit mund të sjellë ndryshime që do përcaktojë zhvillimin e tyre. Këtë muaj nuk do kryesojë stabiliteti ndaj mirë do ishte të shmangni angazhimin profesionalisht në dicka të re. Nga 23/6 kur Merkuri do kthehet në vijë të drejtë do jetë më e lehtë për ju të kompromentoni cështjet e punës, pa hamendësime dhe keqkuptime.

BRICJAPI
Qershori është një muaj i cili do sjellë në sipërfaqje cështjet e përditshmërisë pasi dhe disa bashkpunime të cilat do fillojnë të ndryshojnë. Hëna e re/eklipsi Diellit që do realizohet në 10/6 në gradën e 19 të Binjakëve, mund të sjellë në sipërfaqje disa cështje të cilat kanë ekzistuar në përditshmërinë tuaj në të kaluarën. Mundësi për dicka të tillë do rriten nëse ato kanë mbetur pezull dhe nuk janë përmbushur. Eshtë fakt se mund të jeni “në limite” përsa përket vendimeve të rëndësishme për cështjet e punës por edhe për përditshmërinë tuaj në vija të përgjithshme, por mirë do ishte të mos merrni një vendim I cili do mundej të përcaktojë më së shumti planet tuaja pasi dhe këtë periudhë të gjitha duken se do jetë të qeta.
Me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 do nevojitet të jeni më shumë të përmbajtur me shpenzimet tuaja pasi dhe duket se ato me ndonjë mënyrë do marrin tatëpjetën. Në 21/6 hyrja e Diellit në shenjën e Gaforres inaguron një periudhë gjatë së cilës do vinë në sipërfaqje lidhje personale por edhe bashkpunime. Pas 23/6 kur Merkuri do kthehet në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve do lehtësojë komunikimin,  I cili do përbëjë A dhe Zh në menaxhimin e cështjeve të përditshmërisë. Në 24/6 Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin tuaj (Gaforrja- Bricjapi) sjell lidhjet tuaja ndërpersonale në sipërfaqje dhe t’ju vërë në procedurë të pyesni c’farë është ajo që prisni nga ai që keni përballë jush. Akoma vjen për t’ju kujtuar se nevojitet të lini hapësirë në jetën tuaj nëse doni të vijë dicka e re.
Dashuria: Muaji do fillojë me hyrjen e Afërditës në shenjën e Gaforres në 2/6 dhe tregon se do ekzistojnë mundësi të përmirësoni një lidhje personale në të cilën keni investuar. Gjithashtu nëse jeni beqarë duket se këtë muaj do shfaqen mundësi jo thjesht për të krijuar një njohje të re por edhe të filloni dhe një lidhje të re, por kjo do bëhet më e theksuar gjatë fundit të muajit. Komunikimi do luajë rolin e saj të rëndësishëm në menaxhimet sentimentale si të jeni beqarë ose nëse ndodheni tashmë në një lidhje, por rrugëtimi në vijë të kundërt i Merkurit gjatë ditëve më të shumta të muajit në shenjën e Binjakëve, tregon se ndoshta përfundimisht nuk do jetë dhe aq e lehtë të mirkuptoheni me personin që doni. Nga 23/6 kur Merkuri do kthehet në vijë të drejtë komunikimi do përmirësohet ndjeshëm, dicka që do bëhet më e dukshme sa kalojnë ditët. Hëna e Plotë që do realizohet në 24/6 në boshtin tuaj do ju ndihmojë të shihni më mirë rolin që luan një lidhje në jetën tuaj dhe me bazë këtë të merrni vendimet tuaja.
Puna dhe Ekonomia: Përditshmëria punës është dicka që do ju shqetësojë shumë këtë muaj pasi me eklipsin e Diellit që do realizohet në 10/6 duket se ndoshta ndryshojnë disa gjëra në të. Kështu që ka mundësi të merrni disa detyrime që deri tani nuk i kishit apo të ndjeni se ekzistojnë persona që komunikimi me ta është i vështirë. Përsa lidhet me pjesën e komunikimit do duhet të bëni durim deri në 23/6 kur Merkuri do kthehet në vijë të drejtë. Eshtë fakt se për këtë muaj do ju shqetësojnë shpesh cështje të cilat lidhen me punën apo me pjesën ekonomike të disa cështjeve profesionale. Nga fundi muajit do jetë më e lehtë për ju të menaxhoni cështje që lidhen me një bashkpunim por edhe cështje që lidhen me punën.

UJORI
Qershori është një muaj që do ketë shumë detyrime por nëse i menaxhoni në kohë atëher do ju lërë të lirë gjithë verën për ta planifikuar ashtu si ju doni! Hëna e re/eklipsi Diellit që do realizohet në 10/6 në shenjën e Binjakëve ka shumë mundësi të sjellë përsëri në të tashmen një histori sentimentale të kaluarës apo akoma dhe një dashuri të vjetër. Prezenca Merkurit të kundërt pranë eklipsit të Diellit tregon se deri dhe në mes të muajit do ju shqetësojnë shumë cështje të kaluarës, vecanërisht nëse ato lidhen me cështje personale dhe sentimentale. Për shkak se situata nuk do jetë stabile mirë do ishte të shmangni të merrni vendime impulsive që do mundeshin të përparojnë “qëllimet” tuaja”. Në 11/6 hyrja e Marsit tek Luani mund të krijojë disa ndryshime ose në një lidhjen tuaj personale ose në një bashkpunim. Mënyra sesi do menaxhoni cështjet që mund të ekzistojnë do gjykojë dhe zhvillimin e tyre pasi dhe klimën që do ekzistojë në lidhje tuaja ndërpersonale. Në 14/6 do realizohet me saktësi për akoma një herë katrori midis Saturnit që ndodhet në shenjën tuaj dhe Uranit që ndodhet në shenjën e Demit. Herën e kaluar ishte krijuar me saktëri në Shkurt dhe ka shumë mundësi të rihapë cështje të cilat ju kishin shqetësuar dhe atëher. Përpiqun të shmangni të jeni kritikues vecanërisht me personat tuaj të dashur, pasi kjo do mundej të krijojë një klimë të cuditshme me personat rreth jush. Në 21/6 hyrja e Diellit në shenjën e Gsforres tregon se dhjetditëshin e fundit të muajit do fillojnë t’ju shqetësojnë cështjet e punës pasi dhe disa cështje të përditshmërisë. Pas 23/6 kur Merkuri do kthehet në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve do vëreni se do jetë më e lehtë të “dalë” nga programi që keni dhe të ekzistojë një rrjedhë e qetë në detyrimet tuaja. Në 24/6 Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjapi ju shtyn të ndryshoni dicka në përditshmërinë tuaj, të filloni një aktivitet sportive apo të kujdeseni të gjeni pak kohë për vete dhe personat që doni, pasi kjo do luajë rol të madh në humorin tuaj.
Dashuria: Hyrja  e Afërditës në shenjën e Gaforres në 2/6 tregon se lëvizshmëria që mund të ketë ekzistuar në jetën tuaj personale dhe në cështjet tuaja sentimentale periudhën e kaluar do fillojë avash avash të lëkundet. Tani ka mundësi të filloni të mendoni më shumë një person të caktuar dhe madje nuk përjashtohet të kërkoni “rutinën” që mund të ketë një lidhje. Me eklipsin e Diellit në mes të muajit do vijë në sipërfaqje një cështje sentimentale e kaluarës por për të mundur të ndani të kaluarën nga e tashmja dhe të bëni një zgjedhje që do jetë më shumë e përshtatshme për ju nuk do jetë aq cështje e lehtë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje pas mesit të muajit me prezencën e Marsit në shenjën e Luanit të mbani mend se do dilni më shumë të fituar nëse ruani tone të ulta akoma dhe në debate që mund të ekzistojnë me partnerin tuaj, pasi sa më shumë rriten tonet aq më lehtë do jetë të humbasë balanca midis jush. Pas 23/6 kur Merkuri do kthehet në vijë të drejtë komunikimi do fillojë të japë shumë prova të mira të cilat do ju ndihmojnë të afroheni me një person që ju intereson, por edhe të merrni vendim në lidhje me një njohje e cila ekziston në jetën tuaj. Me hyrjen e Afërditës në shenjën e Luanit në 27/6 fillon një periudhë vecanërisht erotike për ju, që do sjellë mjaft mundësi në jetën tuaj personale.
Puna dhe Ekonomia: Ky muaj do kthejë vëmëndjen dhe interesin tuaj në cështje të punës pasi dhe në disa detyrime profesionale të cilat ndodhen të lëna pezull. Disa prej këtyre cështjeve ka mundësi të krijojnë një terren kundërshtimesh me kolegët tuaj dhe me persona që ndodhen në ambjentin tuaj profesional, vecanërisht gjatë gjysmës së dytë të muajit. Mirë do ishte të shmangni tensionet dhe debatet pasi vec se nuk do kenë dicka t’ju ofrojnë do ndikojnë shumë në qëndrimin tuaj dhe jashtë pune. Pas 23/6 me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë do ekzistojë terren të përshtatshëm për të menaxhuar më mirë cështje të cilat lidhen me një grup njerzish. Hëna e Plotë që do realizohet në 24/6 sjell mbarësi dhe ju ndihmon të mbyllni përfundimisht disa cështje profesionale të lëna pezull.

PESHQIT
Qershori është një muaj i cili do ketë mjaft mundësi për jetën tuaj personale apo do ekzistojnë dhe disa “sfida” të cilat do kenë necojë për menaxhim të vecantë dhe kujdes. Në 10/6 Hëna e re/eklipsi Diellit që do realizoet në gradën e 19 të Binjakëve mund t’ju vërë në procedurë për ndryshime të mëdha. Kështu që ka mundësi të mendoni të zhvendoseni, të mendoni një ndryshim në hapësirën ku jetoni apo akoma dhe të largoheni nga disa persona që konsideroni “familjarë”. Mirë do ishte të shmangni reagimet impulsive ashtu sit ë veproni me bazë ndjenjat e momentit, paso kjo do mundej t’ju drejtojë në vendime të gabuara. Me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 përditshmëria juaj do fillojë të bëhet më shumë presionuese ama presioni do ketë përkatësisht me energjinë tuaj, që duket se do fillojë të rritet dhe do ju ndihmojë shumë për të përmbushur detyrimet tuaja. Në 21/6 hyrja e Diellit në shenjën e Gaforres inaguron një periudhë vecanërisht erotike për ju kur do vendosni të lini pas vetes shqetësime por edhe cështje të cilat kishin lodhur në fillim të muajit dhe të përqendroheni në veten tuaj apo në një person të caktuar. Në 23/6 me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve komunikimi do ndjekë qëndrimin tuaj dhe do fillojë të përmirësohet ndjeshëm, dicka që do ju ndihmojë vecanërisht në kontaktin që do keni me persona të dashur. Në 24/6 Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Gaforrja- Bricjapi mund të sjellë një dashuri të re apo një lajm shumë pozitiv në një cështjen tuaj sentimentale.
Dashuria: Qershori është një muaj i vecantë për ju përsa ka lidhje me jetën tuaj sentimentale dhe prezencën e Afërditës në shenjën e Gaforres nga 2/6 tregon se do ekzistojë lëvizshmëri në cështjet e ndjenjave. Afërdita do ndodhet në një shenjë shoqërore për ju dhe do krijojë rrethanat e përshtatshme për të rinovuar një lidhje të ekziston tashmë, të njihni një person të ri apo akoma dhe të fillojë një dashuri e re. Në mes të muajit përshkak të eklipsit të Diellit që do realizohet, klima mund të ndryshojë pasi do ekzistojnë mendime të cilat do ju krijojnë shqetësime dhe ka shumë mundësi t’ju vënë të filloni të mendoni përsëri rrugëtimi e një lidhjeje apo një njohjeje. Nga 21/6 me hyrjen e Diellit në shenjën e Gaforres dhe nga 23/6 me kthimin e Merkurit në vijë të drjtë, do fillojë një periudhë shumë e mirë për të bërë sqarime dhe të merrni vendimet tuaja. Nëse jeni beqarë ndaj fundi muajit nuk përjashtohet të njihni një person që do ju bëjë “klik” dhe do përbëjë epiqëndrën e interesit tuaj për periudhën e ardhshme. Nëse ndodheni në një lidhje me hyrjen e Afërditës në shenjën e Luanit në 27/6 ia vlen të përqendroheni në përditshmërinë që ekziston në jetën tuaj personale dhe të gjeni mënyra për të bërë më shoqërore për veten dhe partnerin tuaj.
Puna dhe Ekonomia: Cështje të cilat lidhen me punën nuk do ndodhen në prioritet për ju këtë muaj, pasi vëmëndja juaj duket se do jetë e kthyer në jetën tuaj personale dhe në disa cështje sentimentale. Pavarsisht këtyre pas mesit të muajit me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit ka mundësi të fillojnë të rriten detyrimet e përditshmërisë tuaj profesionale, ndaj nëse merreni më parë me disa punë atëher është e sigurt se do dilni të fituar. Rrugëtimi kundërt i Merkurit në shenjën e Binjakëve do përbëjë “gjëmb” në komunikimin tuaj me të tjerët, dicka e cila do bëhet e qartë dhe në ambjentin tuaj profesional. Për shkak se këtë muaj ka mundësi të shfaqen disa vonesa apo disa pengesa në detyrime të programatizuara profesionale do duhet të keni ndërmend dhe këtë mundësi, për të ekzistuar dhe një plan b që do ju nxjerrë nga pozicioni vështirë. Pas 23/6 kur Merkuri do kthehet në vijë të drejtë do jetë më e lehtë të menaxhohen disa cështje të cilat lidhen me punën dhe rrjedhin më qetë cështjet profesionale.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: