Deti ka nxjerrë në begun e një prej brigjeve të Britanisë, një ton kokainë, vlera e së cilës i kalon 8- milionë euro.

Sasia e madhe e drogës është gjetur nga autoritetet në plazhin e Suessex-it, ndërsa në qeset e mbushura me kokainë, janë gjetur dhe mbajtëse plastike, të cilat kanë shërbyer për notimin në ujë të drogës.

Origjina e drogës, sasia e të cilës është historike për Britaninë, mendohet se është Amerika e Jugut. Hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimit, FBI Britanike, thanë se droga e sekuestruar do të jetë provë e rëndësishme për kapjen e bandave që operojnë në vend.

Kokaina është zbuluar nga një qytetar, i cili ndodhej në plazh herët në mëngjes për të shëtitur. Ai ka lajmëruar autoritetet duke i thënë se një qese e madhe e zezë, me drogë brenda ishte në plazh.

Gjithashtu në vendngjarje është gjetur edhe një sasi parash, por vlera e saj nuk dihet ende.

“Besohet se mund të ketë qenë pagesa për ndonjë. Plani ishte të vinte dikush e t’i merrte, por siç duket gjithçka dështoi”, tha një zyrtar i policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: