Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me një artikull të publikuar ditën e djeshme, ku thuhej se deputetja e PL Monika Kryemadhi kishte marrë disa pagesa nga oligarkë rusë të lidhur me presidentin Vladimir Putin.

Meta deklaroi se të tilla akuza janë qesharake dhe se artikuj të tillë janë të financuar nga paratë e korrupsionit dhe të inceneratorëve.

Ai tha se me këto para financoheshin edhe shpifjet e propaganda e mediaplaneve në vend.

“Ishte marrë edhe dje FinancialTimes me këta, kishin paguar një artikull që Monika kishte marrë pagesa nga oligarkë të lidhur me Putinin. Janë qesharake dhe fake. Por këto i bëjnë me lekët e inceneratorëve, me to bëhen mediaplaneve në Shqipëri.

Të gjitha shpifjet dhe ato që propagandohen janë me lekët e inceneratorëve dhe korrupsionit”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: