Paraqitja e Kristjan Asllanit kundër Empolit ishte një nga gjërat e vogla pozitive në mbrëmjen e errët që ekipi zikaltër kaloi në “San Siro”. Mesfushori kuqezi u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 72-të, por tregoi qetësi dhe qartësi, më shumë se sa pjesa më e madhe e shokëve të tij ekspert. Jo vetëm kaq, Asllani tregoi edhe cilësi taktike.

Assssss
Assssss

Kështu e nis shkrimin La Gazzetta dello Sport duke analizuar sfidën e radhës të Interit në Serie A, transfertën kundër Cremonese. La Gazzetta shton se Asllani pritet të zbres në fushë nga minuta e parë, një vendim ky i kushtëzuar edhe nga fakti se Inzaghi duhet të bëjë llogaritë pa Barella-n, me mesfushorin që ka plotësuar numrin e kartonëve. Mesfushori sard po kalon një sezon jo brilant, shpesh ka qenë edhe nervoz.

Asllani
Asllani

Duket u rikthyer tek Asllani, shkëndijat që dha kundër Empolit mund të mjaftojnë për të rezervuar një vend si titullar. Gjithsesi, mbetet për tu parë se çfarë do të vendos Inzaghi, jo pak herë gjatë këtij sezoni, në fund trajneri, përtej çdo perceptimi nuk i ka besuar Asllanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: