SHBA– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, thotë se Nju Jorkun e ka kapluar qetësi para stuhisë, një natë para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

140 liderë bëhen bashkë në Nju Jork të SHBA-së në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, shkruan se Amerika është e gatshme për këtë javë. Derisa, shkruan se nga sot do të nisë ‘kaosi’ në vendin që tuboi udhëheqësit nga e gjithë bota.

“Duke filluar nga nesër, ne do të presim 140 udhëheqës të shteteve këtu në Nju Jork. Çka është e qetë sot, do të kthehet komplet në një kaos nesër. Le të jetë një javë e suksesshme”, ka shkruar Haley.

Mediat kosovare shkruajnë se edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi do të qëndrojnë në Nju Jork gjatë javës. Zyra e kryeministrit ka paralajmëruar se shefi i ekzekutivit do të shfrytëzojë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për takime me liderë botërorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb