Në shtëpinë e Milan vijnë lajme pozitive në lidhje me Sandro Tonalin, i dëmtuar në miqësoren e fundit, atë kundër Vicenza.

Ekzaminimet mjekësore kanë përjashtuar mundësinë e një dëmtimi muskulor, pikërisht ajo që i druheshin më shumë.

Gjendja e Tonalit do të monitorohet në vazhdimësi, por është e sigurt se nuk do të jetë prezent në sfidën e parë të Serie A, atë kundër Udineses.

Sipas të gjithë gjasave, Tonali pritet të jetë në fushë, të dielën e 21 gushtit kundër Atalantas në transfertë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: