Simone Inzaghi rigjen Romelu Lukaku-n dhe shijon një Edin Dzeko në formë shumë të mirë. Këto janë dy detajet pozitive nga miqësorja e zhvilluar përballë Reggina-s së Pipo Inzaghit, një derbi brenda familjes.

Tekniku zikaltër kishte hedhur në fushë formacionin e tij më të mirë, të gjithë ata që shihen si titullarë në sytë e tij, ndërsa disa minuta i rezervoi edhe Kristjan Asllanit, i hedhur në fushë në minutën e 75-të.

Sfidën e zhbllokoi Dzeko në minutën e 80-të ndërsa 7 minuta më pas ishte Lukaku që dyfishojë shifrat. Në pritje të Martinez, ende me pushime pas suksesit në Kupën e Botës, Inzaghi mund të ketë gjetur dyshen anti-Napoli, sfida e tyre e parë për vitin e ri.

Një fitore siguroi edhe Juventus në miqësoren kundër Rijeka-s. Ndryshe nga Inzaghi, Allegri kishte hedhur në fushë shumë lojtarë të rinj, ndërsa njeriu që vendosi këtë miqësore ishte Kean me golin e tij në minutën e 73-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb