Analisti Genc Burimi, në rubrikën “Opinion” në News24 tha se kryeministri Rama në gjuhën që po përdor me mediat, është i ngjashëm me presidenti rus Vladimir Putin.

Ai u shpreh se Rama nuk mund të akuzojë për evazion fiskal të tjerët, ndërsa me anë të Amnistisë Fiskale, është duke ligjëruar evazionin fiskal për vjedhjen e Shqipërisë.

Burimi: Marr shkas nga dosja e gazhelit për të treguar që kjo qeveri po e bën si normë që kur i hapim sytë që shihni ka shkarje në këtë fushë, menjëherë kjo qeveri, kryeministri Rama instikti i parë është të mbrojë gjithçka. Ju kujtohet me Tahirin? Kur doli dosja për evazion fiskal dhe evazion të pluhurit të bardhë në Siçili, çfarë nuk tha Rama, nuk kini turp etj etj.

Madje bllokoi edhe heqjen e imuniteteve që të mos merrej në pyetje Tahiri, në fund doli që media kishte të drejtë.

Njëlloj edhe me inceneratorët. për sa kohë e mohoi? Çfarë del sot? Po ashtu edhe me koncesionet. Sa kohë e mohon që ka probleme me ta? Nuk e kuptoj këtë kryeministër. Kur i thua hap sytë se po na vjedhin, thotë e keni gabim si në rastin e Gazhelit, dhe pastaj kur e kap me presh në dorë si me Tahirin, Kokën dhe atë të rrugëve, thotë nuk është faji im, faji është individual. Atëherë për çfarë shërben ky njeri. Ram më kujton atë shprehjen që fitorja e ka gjithmonë një baba por dështimi është gjithmonë jetim. Gazheli të ketë kujdes. Po bëhet një mashë në duart e Ramës. Nesër mund të hedhë atë pa asnjë lloj kompleksi si një rrobë të vjetër. Gazheli të heqë dorë nga sulmet ndaj mediave.

 

Skandali në Dogana, denoncimet në media, raporti i Departamentit të Antikorrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë?

Burimi: SPAK-u duhet të ketë të qartë diçka, imagjinoni kur para 1 viti e ca, DASH, Blinken u mjaftua me raportet në media për non gratat e Berishës. Një Amerikë guxoka të hapka një dosje thjesht mbi bazën e mediave, po SPAK-u në Shqipëri? Minimumi duhet marrë në pyetje. Ose SPAK-u duhet të vijë drejt jush për prova, por nuk ka nevojë se janë shumë të verifikueshme. Verifikohen kollaj nëse makinat e zhdoganuara ishin të dëmtuara.

Verifikohet kollaj se sot në Doganat shqiptare ka të punësuar njerëz të së njëjtës familje. Verifikohet po aq kollaj nëse janë hapur në Greqi dosje hetimore. Shpresoj që SPAK të reagojë ose ndryshe po e rëndon vetë dosjen e vet. Ashtu si në Rumani e Bullgari, do këtë popullin rrugëve për të kërkuar drejtësi të paanshme.

Ai opinion publik që do të manifestojë në 7 korrik, dhe të gjitha shanset janë që do të shtohen edhe më shumë me shtimin e forcës goditëse të opozitës për shkak të rikthimit të Ilir Metës në arenën politike, SPAK do të jetë në fokusin e demonstratave të ardhshme dhe me shumë të drejtë.

Në vendin më të korruptuar në botë, SPAK vepron shumë më pak se çveprin një prokurori në një vend perëndimor të konfirmuar me demokraci e metoda të konfirmuara.

Në Francë ka shumë më tepër reagim nga prokuroria se në Shqipëri.

Çfarë mund të them për amnistinë fiskale?

Burimi: Në këtë mesele në këtë mesele e sherr mes medias dhe Gazhelit, kur ndërhyn Rama që thotë ka të drejtë Gazheli, këta janë të poshtër e të dënuar për evazion ndaj bëjnë shantazh, i them “hem dhi e zgjebosur hem bishtin përpjetë”. Ke fytyrë ti kryeministër të akuzosh për evazion fiskal kur sot ditën me diell po organizon vjedhjen e Shqipërisë me një evazion fiskal të legalizuar.

Po i lejon çdo trafikanti të vijë të zbardhë e pastrojë me evazion fiskal puro, të pastroje 2 mln dollarë.
Po në 100 maskarenj, 100 palaço që me një ligj të Ramës bëjnë evazion 200 mln dollarësh për gjysmë ore.

Dhe ky palaço sot vjen e më flet për evazion fiskal kë birra? Kjo është tronditëse.

Mediat duhet të vijojnë tu hapin sytë popullit shqiptar.

Nga mënyra e shprehjes Rama po bëhet një shëmbëlltyrë e Putinit, shtoji kësaj atë që po ndodh me Ilir Metën. Na nxjerrkan sot dosjen e Ilir Metës pas 30 vitesh. Unë të jem në vend të Ilir Metës ia mbyll gojën fare mirë. Kush më garanton mua se atë dosje nuk e ke mbushur vetë? Këta nuk pyesin për asgjë. Është bërë një qeveri alla putiniane. Përfitojnë nga rasti që iu hapën negociatat.

Ka kut për gjithçka, duhet t’i vëmë një linjë të kuqe revanshit të tij. Në perëndim ka media, ka dhe këtu politikanë.

Akoma sot në Shqipëri kanë një revoltë të brendshme, por nëse nesër dalin me qindra mijëra rrugëve sot korrupsionin, do jetë shumë keq, sepse agjencitë e huaja të lajmeve do të merren me këtë.

Ramë të bëjë kujdes me lustracionit, mbase kjo me Metën është pika që mbush kupën e që më pas zbrazet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb