KOSOVA

LDK ka hedhur një hap para formimit të një qeverie të re për të nxjerrë jashtë loje pa zgjedhje Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Mediat kosovare mësojnë sot se Këshilli i Përgjitshmëm i LDK ka votuar sot pro në shumicë dërrmuese për një koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt, Nismën e Fatmir Limajt dhe me komunitetet.

LDK tashmë ka konfirmuar se nuk ka asnjë hap pas për zbutjen e marrëdhënieve me Albin Kurtin që pas rrëzimit të qeverisë me mocion- mosbesimi sikundër nuk kërkon të bëjë as koalicion me PDK, partia opozitare me më shumë mandate në Kosovë pas 6 tetorit 2019.

114 anëtarë të Kësh. të Përgjithshëm janë shprehur pro koalicionit LDK- AAK- Nisma Social Demokrate dhe komunitetet kurse vetëm 6 kundër.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb