Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve.

Në një postim në Facebook, ajo shprehet se shqiptarët sot e blejnë naftën më shtrenjtë se të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit.

“Asnjë masë që të ndihmojë realisht qytetarët të përballojnë këtë krizë, por vetëm propagandë e borde që vetëm transparencë nuk kanë. Sepse kjo qeveri është në funksion të oligarkëve dhe jo në shërbim të qytetarëve”, shprehet ajo.

Reagimi i plotë:

Shqiptarët e blejnë sot naftën më shtrenjtë se të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit.
?261 lekë litri është çmimi që ka caktuar bordi i zhvatjes, ndërkohë që në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë kushton shumë më pak.
➡️Nga kjo shumë, 60% janë taksa që shkojnë në buxhetin e shtetit.
➡️Deri në fund të majit janë arkëtuar 342 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm, ndërkohë që qeveria e inceneratorëve vijon të shohë me indiferencë shtresat më vulnerabël dhe fermerët.
Asnjë masë që të ndihmojë realisht qytetarët të përballojnë këtë krizë, por vetëm propagandë e borde që vetëm transparencë nuk kanë. Sepse kjo qeveri është në funksion të oligarkëve dhe jo në shërbim të qytetarëve.
?Ndërprit pagesat e inceneratorëve, skemës kriminale të vjedhjes së taksave të qytetarëve
?Pezullo taksën e qarkullimit dhe të karbonit
?Mbështet të varfrit, fermerët që sot janë në mjerim

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: