TIRANË

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas rritjes së çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës.

Vasili sjell shifrat me sa shitet nafta në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, teksa shkruan se kushdo që ka sy në balle dhe mend në kokë kupton se çfarë plaçkitje të tmerrshme po bën qeveria e hajdutëve, që ndan fitimet me oligarkët.

Sipas tij, çdo shqiptar vidhet egërsisht nga qeveria dhe askush nuk ka të drejtë të lidhë duart e të heshtë.

POSTIMI I PLOTË
Çfarë qeverie hajdutesh dhe grabitqaresh, rriti çmimin e naftës sot ne 239 lek!!
Hajdutëria nuk ka te ndalur.
Bordi i hajduteve te qeverise rriti çmimin ne 239 lek.
Maqedonia e ka çmimin e naftës sot 176 lek.
Mali i Zi e ka çmimin 157 lek naftën.
Maqedonia 63 lek me ulet dhe Mali i Zi 82 lek me ulet.
Por Maqedonia dhe Mali i Zi nuk kane qeverinë e gangsterëve te rilindjes.
Kushdo qe ka sy ne balle dhe mend ne koke kupton se cfare plaçkitje te tmerrshme po ben qeveria e hajduteve, qe ndan fitimet me oligarket.
Çdo shqiptar vidhet egërsisht nga qeveria dhe askush nuk ka te drejte te lidhe duar e te heshte.
#PoshteQeveriaHajdute

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb