Në takimin e përbashkët zhvilluar sot në Bulqizë, ku u bë prezantimi kandidatit për Bashkinë e Bulqizës, Dëfrim Fiku, Çlirim Gjata akuzoi qeverinë Rama, si qeveri e krimit.

Gjithashtu ai u shpreh se me politika te kryeministrit Edi Rama, vendi është përballur me shpopullimin më të madh të ndodhur ndonjëherë.

“Qeveri e krimit. Le të vijnë dhe të ballafaqohen. Këta kanë larguar shqiptarët. Çdo familje duhet t’i bëjnë pyetjen vetes, përse është i detyruar të largojë fëmijët jashtë vendit? Atyre i duhet dhënë vetëm një përgjigje, ikni dhe vetëm ikni. Me votë dhe ta harrojnë se do të bëjnë festë. Kanë arritur deri aty sa edhe Hajredin Pashën e këngës e kujtojnë se kanë mik. Këta nuk ndryshojnë shumë nga ai. Ai ishte pushtës i huaj, Këta janë pushtues vendas, më të këqij se ai. Pas datës 14 do t’i bëjmë të këndojnë këngës , jo më  nga fusha e Gjoricës, por nga Tirana të pyesin se ku janë malet e Dibrës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: