KOSOVA

Shefi i grupit parlamentar të PDK, Memli Krasniqi ka thënë se partia e tij nuk do të votojë një qeveri të krijuar nga LDK.

Sipas Krasniqit, PDK që është partia opozitare më e madhe momentalisht në Kosovë me 21 mandate ka theksuar se çdo votë është kundër nëse PDK nuk bën pjesë në atë qeveri.

Tashmë mediat kosovare aludojnë se me shumë gjasa do jetë LDK partia që do të formojë qeverinë me koalicion por kanë përjashtuar mundësinë me PDK. Një skenar është që LDK të formojë koalicion me AAK- në e Haradinajt, Nismën Social- Demokrate dhe komunitetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb