Shefi i Këshillit të Lartë për Pajtim Kombëtar të Afganistanit, Abdullah Abdullah, tha se dëshiron arritje të armëpushimit në negociatat që vazhdojnë me talebanët në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të përfunduar luftën në Afganistan.

Abdullah, në fjalimin e tij gjatë një ceremonie në kryeqytetin Kabul, tha se ekipi negociator i Afganistanit po vazhdon bisedimet me talebanët në Doha me autoritet të plotë.

Sipas tij, prioriteti i ekipit afgan negociator është, arritja e armëpushimit. “Ne duam t’i jepet fund dhunës dhe të arrihet një armëpushim në negociatat ndër-afgane që vazhdojnë në Doha”, u shpreh Abdullah.

Ai nënvizoi nevojën për konsensus rajonal dhe ndërkombëtar për të arritur paqe në Afganistan.

Negociatat e fazës së dytë filluan më 6 janar, pasi më 14 dhjetor të vitit të kaluar ishin ndërprerë me miratimin e palëve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb