TIRANE – Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme dhënien e armatimit, pa shpërblim, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të hequr nga armatimi dhe përdorimi, që është i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “d”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e armatimit, pa shpërblim, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të hequr nga armatimi dhe përdorimi, që është i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: